E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Tirana u la pas dore, periferia duket si fshat Luljeta Ndoka

Kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha e ka konsideruar periferine e Tiranes si fshat, madje jo fshat dosido, por te prapambetur. Kjo, sipas tij, per shkak te lenies pads dore nga ana e administrates se meparshme te bashkise, si pasoje e se ciles, rrethinat e Tiranes nuk ngjajne me rrethina te nje metropoli, por me nje zone rurale, krejt te prapambetur. Deklaratat, Basha i beri gjate inspektimit te trajektores se rruges "Pasho Hysa". "Teksa po inspektoja kete zone, per pak sa nuk u tundova te ftoj ish-Kryetarin, per te ardhur edhe ketu dhe per te shpjeguar programin e tij per fshatin, deri sa u kujtova qe jemi ne qytet, ne fakt ne kryeqytet. Kjo pjese e qytetit, ndonese i ngjason ne cdo parameter fshatit, madje fshatit te prapambetur, eshte perfituese e nje prej investimeve me domethenese te Bashkise, rruges "Pasho Hysa", me nje gjatesi prej 1 km, e cila pershkon nje nder zonat e reja te urbanizuara, por te vjetra dhe autoktone te Tiranes", tha Basha. Kryebashkiaku i Tiranes sqaroi me tej se kjo rruge do te lidhet me rrugen "Pjeter Budi", duke krijuar nje Unaze te brendshme urbane, per banoret e kesaj zone dhe per dy minibashkite e kryeqytetit, ne Njesine Bashkiake nr.1 dhe 2. Pjese e ketij investimi do te jete dhe ndertimi i nje ure me gjatesi 5 m dhe gjeresi 8 m. Rruga do te kete nje gjeresi prej 6 m dhe ne te dy anet e rruges eshte parashikuar ndertimi i trotuareve per kalimin e kembesoreve. Ne projekt parashikohet edhe ndricimi, gjelberimi, ndertimi i sistemit te ujesjelles - kanalizimeve, zevendesimi i mureve rrethues te shtepive me kangjella, etj. "Rruga do te kete parametra teresisht moderne dhe evropiane, nje pakete te plote te shtrimit te rruges me ujesjelles dhe kanalizime, me trotuare ne te dy anet e rruges dhe me zevendesimin e mureve aty ku do te jete nevoja, per te zgjeruar shtatin e rruges me kangjella, investim ky i Bashkise se Tiranes, si pjese e perkushtimit tone, per t'u dhene nje profil sa me evropian edhe lagjeve te reja te qytetit tone", vijoi Basha. Sipas tij, e rendesishme eshte edhe pjesa fundore e rruges e cila do te lidhe kete pjese ku ndodhemi tani, me rrugen "Pjeter Budi" dhe do te beje me te lehte komunikimin midis dy zonave, qe sot mund te pershkohen vetem me kembe ose ne rastin me te mire, me mushke. "Se shpejti, besoj para veres se ardhshme do te rikthehemi ne kete rruge dhe do te shikojme qe te pakten ne kete zone te qytetit te Tiranes, te kryeqytetit tone, nuk do te jete i nevojshem propozimi per rilindjen e fshatit" - theksoi Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha. Sikurse behet me dije nga Bashkkia, me nje investim prej 66.7 milione leke, ka nisur ndertimi i rruges "Pasho Hysa", me gjatesi 1 km. Ne kete rruge nuk eshte investuar asnjehere, edhe pse u sherben rreth 5 mije banoreve dhe lidh njesite bashkiake nr.1 dhe 2.

Te dhenat e punimeve:

Punimet kryhen ne rrugen "Pasho Hysa"

Do te ndertohet edhe nje ure me gjatesi 5 m, gjeresi 8 m.

Rruga do te kete nje gjeresi prej 6 m

Ne dy anet e rruges do te ndertohen trotuare

Investimi kap vleren e 66.7 milione lekeve

Gjatesia e saj do te jete 1 km

Rruga u sherben 5 mije banoreve

Rruga lidh njesite bashkiake nr.1 dhe 2.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›