"100 vjet", libri me i shitur i Panairit
Libri "100 vjet" i gazetarit Blendi Fevziu edhe kete vit ka qene surpriza e "Panairit te librit 2012". Ne total, qe nga dita e botimit dhe gjate panairit jane shitur 10200 kopje. Pas suksesit te nje viti me pare, me botimin e librit "Enver Hoxha", kete here gazetari i njohur ka sjelle nje histori te permbledhur me dokumente dhe deshmi te rralla, te 100 viteve te shtetit shqiptar. Libri ka shenuar sukses qe ne hapjen te panairit, me shitjen e rreth 1000 kopjeve gjate oreve te para te aktivitetit. Ndersa pergjate gjithe diteve te tij, stenda ku ndodhej libri i gazetarit te njohur, do te ishte me e populluara ne gjithe panairin. Ishin me mijera lexuesit qe bashke me librin kerkonin te merrnin dhe autografin e autorit Fevziu. Interesi ka qene maksimal, jo vetem nga te apasionuarit pas historise, por edhe nga studiues dhe njohes te specializuar ate kesaj fushe. Historiani Pellumb Xhufi ishte njeri prej tyre, por jo i vetmi, qe shfaqi interes dhe nuk i kurseu vleresimet per botimin me te fundit te Blendi Fevziut. Nje nga arsyet e suksesit gjendet te stili i perdorur nga autori. Ne faqet e librit, historia eshte percjelle me nje gjuhe te thjeshte, te kuptueshme nga te gjithe dhe me faktet jane serviur larg klisheve akademike, duke i bere me te prekshme per lexuesin. Sic thote dhe vet gazetari i njohur, libri "100 vjet" eshte ndertuar per tu lexuar me endje nga gjithe publiku. "Nuk eshte nje liber qe thellohet ne ngjarjet dhe fenomenet, por thjesht i rendit ato duke i ilustruar me shenime te kohes dhe dokumente historike. Si i tille, ai ngjan me nje ekskursion qe ecen neper 100 vitet e shtetit shqiptar, qe ndal me gjate a me shkurt ne momente te caktuara, ashtu sic behet ne nje ekskursion", eshte shprehur Fevziu. Por ndersa stili synon komunikimin me nje publik sa me te gjere, libri ka jo pak fakte dhe materiale qe hedhin drite me mjeshteri mbi ngjarjet historike, nje pune qe ende nuk eshte bere ne nivelin e duhur nga ana e historianeve dhe eksperteve te periudhave te ndryshme te historise se vendit. Per hartimin e tij jane mbledhur materiale nga nje fond i gjere arkivash, publikimesh dhe deshmish. Sic eshte shprehur vet autori, per krijimin e librit jane perdorur burime nga rreth 148 libra, kujtimesh, historike apo monografish. Gjithashtu fondet e arkivave zene nje vend te rendesishem ne hartimin e ketij libri, nderkohe qe gazetari Fevziu ka perdorur dhe burime dhe nga intervistat qe ka marre nga personazhe te ndryshem qe kane pasur rol ne histori, ne emisionin "Opinion". Ndryshe nga shume libra historike te botuar kohet e fundit, "100 vjet" i Fevziut nuk synon te gjykoje drejtimin e historise. Ne te nuk ka qendrime, apo shprehje mendimesh duke u pozicionuar mbi faktet. Autori ka vendosur t'i qendroje besnik profesionit te tij duke pershkruar ngjarjet, pa u pozicionuar. Ky eshte nje tjeter element, qe i rrit rendesine dhe e ben librin te lexohet me kenaqesi.