E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, padi e re për Delijorgjin e Minxollin

TIRANE – Një padi e re është depozituar në Gjykatën e Tiranës në adresë të katër prej personave kryesorë të akuzuar në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Sokol Ngjeçi dhe Dritan Minxolli akuzohen për plagosje të rëndë nga pakujdesia. Padia është regjistruar në Gjykatën e Tiranës në datën 15 nëntor, ndërsa pritet të nisë shqyrtimi i saj. Autorët e padisë së re janë dy nga personat e plagosur nga tragjedia e Gërdecit, e cila ndodhi më 15 mars 2008 në periferi të Tiranës. Ngjarja shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e mbi 300 të tjerëve. Ky është procesi i dytë që pritet të hapet ndaj katër personave të cilët janë dënuar njëherë në shkallë të parë për akuzën e vrasjes dhe tashmë ndodhen në Apel duke u gjykuar. Çështja është dërguar në Gjykatën e Apelit, pas ankimit të Prokurorisë për ndryshimin e kualifikimit të akuzave dhe nga avokatët për masat e dënimit. Vendimi për Gërdecin është shpallur në mars 2012, ndërsa çështja më pas kaloi në Gjykatën e Apelit, ku ndodhet aktualisht në shqyrtim nga trupi gjykues i Shkallës së Dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›