E Enjte, 5 Nëntor 2026

Muzeu i Tepelenës, pandemia kufizon vizitorët .

Muzetë janë një pjesë e rëndësishme e ofertës turistike të Tepelenës , kryesisht për të huajt. Por për shkak të pandemisë së Covid 19, ata po vuajnë mungesën e vizitorëve, ndaj kërkojnë strategji mbështetese. Edhe pse pranvera e këtij viti ka ardhur ndryshe nga vite të mëparshme sërish mungojnë turistët . Klejda Gaba përgjegjëse e muzeut të Tepelenës bën me dije se për shkak të situatës së rënduar të koronavirusit  janë evituar dhe dhjetra aktivitete të cilat gjallëronin këtë institucion historik.

“Aktualisht  në këtë muze vizitorët janë të paktë për të mos thënë inekzistent , ndërsa të vetmit  frekuentes të rregullt mbeten studiuesit , botues apo edhe familjarë që kërkojnë plotësimin e dokumentacioneve historik. U bë tashmë një vit që po përballemi me këtë situatë , edhe pse dyert kanë qënë të hapura vizitorë nuk ka . Kemi operuar vetëm me anë të shkollave duke bërë vizita të përkohshme dhe duke respektuar edhe regullat anticovid , por kjo është  e pamjaftueshme  sepse dihet që vizitorët janë ata që mbajnë gjallë dyert e pjesës historike . shpresojmë që gjërat të ndryshojnë .”

Nga ana tjetër vizitorët ne pritje të sezonit turistik  edhe në qytetin e Tepelenës vizitorët vijojnë të mungojnë në këtë fillim viti , ashtu edhe në  atraksionin  më të  vizituar siç është kalaja e Ali Pashës .Më të frekuentuar që prej fillim vitit mbeten zonat rurale , truzimi malor dhe frekuentimi I bujtinave të çcelura rishtas për zhvillimin turistik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›