E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kujdes nga Bosnja ne Kosove"

KALIFORNI - Ngjashmeri alarmuese me ate se cfare eshte bere ne Bosnje e ne Kroaci ne vitet 1990 -1991 dhe sot ne Kosove. Pohimin e ka bere dje, per radion Evropa e Lire, Robert J. Donia, profesor ne Universitetin e Kalifornise. Ai shton ketu se dhe emrat e strukturave te krijuara, jane thuajse te njejta.

Dr Donia, serbet e Kosoves vazhdojne te mos pranojne shtetin e ri. Cfare ngjashmerish shihni ne qasjen e serbeve ne Kosove me ato te pakicave serbe ne shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, si Kroacia, Bosnja apo Mali i Zi?

Nga vezhgimet, ajo qe bie ne sy se pari, eshte se ata qe udheheqin perpjekjet per krijimin e strukturave paralele ne Kosove, jane vetem nje pjese e Qeverise se Serbise dhe skenes politike atje. Ketu hyjne perfaqesuesit e partise se Koshtunices, radikalet, Ministria e Brendshme dhe ajo per Kosoven. Pjesa tjeter e Qeverise serbe po qendron anash ketyre perpjekjeve. Ka ngjashmeri alarmuese me ate se cfare eshte bere ne Bosnje dhe ne Kroaci ne vitin 1990 dhe 1991. Emrat e strukturave te krijuara jane thuajse te njejta. Kuvendi i bashkesise se komunave u krijua se pari ne Kroaci, ne qershor te vitit 1990 dhe ne Bosnje, ne prill te vitit 1991. Keto institucione me pas perfshine edhe struktura te tjera dhe u bene instrumente per marrjen e pushtetit, pastrimin etnik te joserbeve dhe konsolidimin e republikave serbe ne cdo vend. Ne kete rast, jo vetem per nga taktikat, por edhe nga nje plan me i gjere strategjik, qe kane serbet ne mendje, ka shume ngjashmeri me ate qe ndodhi ne Bosnje e Hercegovine dhe ne Kroaci.

Fati i strukturave serbe ne Kroaci e ne Bosnje ishte i ndryshem. Si e parashihni ecurine e strukturave te tilla ne Kosove, me afer variantit kroat, boshnjak, apo ndryshe?

Mendoj se do te jete ndryshe. Nje element qe nuk eshte i pranishem ne Kosove, eshte mungesa e nje mobilizimi masiv te paraushtarakeve ne mbeshtetje te planit serb. Kjo do te thote se kapaciteti i tyre per te zbatuar planin qe kane, do te jete i kufizuar. Per me teper, ne Kosove kemi nje numer shume te madh trupash te KFOR-it, plus pranine nderkombetare ne formen e UNMIK-ut, EULEX-it dhe Zyres Civile Nderkombetare. Ne kete kuptim, gjasat qe serbet te bejne ate qe bene ne Bosnje dhe Kroaci, jane fare te vogla. Por, ka mundesi qe ata te jene te suksesshem ne disa nga qellimet e tyre. Nje nga keto qellime eshte te ndajne serbet e Kosoves ne dy grupe - ne ata qe ne nje menyre mbeshtesin zbatimin e planit te Ahtisaarit dhe kerkojne jete me te mire per serbet ne Kosove dhe grupin tjeter qe vepron ne emer te ambicieve irredentiste te udheheqjes se Serbise. Nje tjeter objektiv i planit serb eshte te provokoje reagimin e shqiptareve per aktivitetet e tyre.

A pasqyron ndarja e serbeve te Kosoves ndarjen brenda politikes se Serbise?

Po.

Qasja e serbeve te Kosoves qe te shohin nga Beogradi, sa i pengon ata qe t'i realizojne te drejtat e tyre?

Ajo qe ka ndodhur qe nga shpallja e pavaresise, eshte ndarja e serbeve te Kosoves. Nga nje ane kemi ndjekesit e Koshtunices dhe radikaleve dhe ata qe ndjekin me se shumti idete e Tadiqit dhe grupimit pro-evropian. Ky grupi i fundit, i cili mund te jete pakice ne mesin e serbeve te Kosoves, po sheh nga plani i Ahtisaarit dhe eshte me i interesuar per te drejtat e serbeve te Kosoves, sesa interesat e Qeverise se Serbise.

Grupi i fundit eshte pakice, sic e thate dhe ju. A shihni ndonje mundesi qe serbet e Kosoves, ne nje kohe te afert, do te bashkepunojne me Prishtinen per zbatimin e planit te Ahtisaarit?

Jo. Te pakten jo per aq kohe sa po zbatohet plani i Serbise. Nje nga pasojat e planit serb eshte se paralizon ate grupim ne Beograd apo brenda serbeve te Kosoves, qe te ecin perpara me nje bashkepunim konstruktiv per te miren e tyre. Mendoj se topi ne kete rast eshte ne anen e Bashkimit Evropian dhe faktoreve te tjere te jashtem, qe t'ua bejne te qarte udheheqesve ne Serbi se kjo eshte nje sjellje e papranueshme per nje shtet sovran, qe synon t'i bashkohet BE-se.

Permendet ne fillim te kesaj interviste ngjashmerite ne sjelljen e serbeve ne Kroaci, Bosnje e Kosove, si pjese e nje strategjie me te gjere. A eshte ndarja e Kosoves pjese e kesaj strategjie, duke pasur parasysh gjendjen ne veriun e Kosoves?

Nuk e di se cili eshte plani afatgjate. Ka mundesi qe ndarja te jete nje perfundim i deshirueshem i kesaj strategjie serbe. Ceshtja e ndarjes se Kosoves eshte e ndryshme nga ceshtja e aneksimit te veriut. Aneksimi ka shume pak mbeshtetes brenda elites politike serbe. Sipas meje, kjo strategji me shume synon ne shkaterrimin e pavaresise se Kosoves, duke penguar perpjekjet e udheheqesve shqiptare te Kosoves per te ndertuar nje shtet te ri, qe i pergjigjet nevojave te serbeve te Kosoves.

Thate se ka dallim mes aneksimit dhe ndarjes. A mund te jeni pak me konkret?

Ne raport me pergjigjen e mundshme nga nderkombetaret ka nje dallim shume te madh. Ideja e ndarjes se Kosoves ka nje mbeshtetje nderkombetare. Mendoj se ata nuk e kane idene e gjendjes se serbeve ne jug te lumit Iber, por, megjithate, ekziston nje lloj mbeshtetjeje per kete ide. Nga ana tjeter, aneksimi i veriut te Mitrovices nga Serbia do te alarmonte diplomacine perendimore dhe do te nxiste nje krize me te madhe. Ne emer te prakticitetit ka njerez si ne Qeverine e Serbise dhe ne mesin e serbeve te Kosoves, qe e kundershtojne nje qasje te tille. Oliver Ivanovic, per shembull, kundershton si aneksimin, ashtu edhe ndarjen.

Qeveria, si te afroje serbet ne shtet

Profesor ne Universitetin e Kalifornise, Robert Donia thote se Qeveria e Kosoves duhet te mundesoje perfshirjen e serbeve ne shtetin e ri, duke shtuar se kjo eshte shume e veshtire. "Deri tani, udheheqesit shqiptare te Kosoves kane qene te kenaqur qe kane terhequr vemendjen e bashkesise nderkombetare per planin e serbeve dhe vecanerisht per krijimin e Kuvendit te serbeve te Kosoves, me 28 qershor dhe denimi i ketij kuvendi ka marre mbeshtetjen nderkombetare", konstaton Donia. Ai shton: "Por, vec ketyre hapave, ata duhet te shohin rruget per te qene pajtues me serbet. Me kete nuk kuptoj qe te permbushen kerkesat apo te njohin Kuvendin e serbeve ne veri. Shqiptaret nuk duhet te lejojne qe te provokohen". Ketu, dr. Donia kujton rastin e kryetarit te Komunes se Kamenices, i cili u perball me protestat e serbeve qe te mos ndertohej nje xhami ne qytet: "Kryetari i komunes e ndaloi ndertimin e xhamise, duke gjetur nje zgjidhje per situaten. Keto jane ato qe duhet te bejne shqiptaret e Kosoves. E perseris, nuk duhet te lejojne te provokohen dhe te terheqin vemendjen per krizen, pasi ne kete moment kane shume pak mjete ne dore".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›