Maunet me lende te dyshimte, protesta pambarim
Ne Mitrovice jane paralajmeruar qe nga neser protesta te perditshme me kerkesa per largimin e tre mauneve me vaj disulfurik, te vendosura para nje muaji ne hangaret e "Trepces", te cilet sherbejne per ruajtjen e materieve kimike. Sipas nje komunikate te Keshillit organizativ ne protesten e fundjaves "pati angazhim qe protesta te vazhdoje nga e hena perdite deri ne zgjidhjen definitive te problemit". Policia ka njoftuar se ne protesten para Kuvendit te Komunes se Mitrovices ishin grumbulluar rreth 200 veta, banore te lagjes "2 Korriku", organizata joqeveritare dhe subjekte te tjera te shoqerise civile. Kryetari i bashkise se Mitrovices, Bajram Rexhepi, ne mbledhjen e te premtes te Komitetit te Sigurise tha se qytetaret kane te drejte te protestojne dhe se Kuvendi i Komunes me kohe eshte shprehur kunder vendosjes se atyre mauneve ne Mitrovice. "Ne kemi kerkuar nga qeveria qe sa me shpejt te beje nje zgjidhje per largimin apo asgjesimin e atyre materialeve qe kane shqetesuar popullaten", tha Rexhepi. Ai njoftoi se ceshtja ka kaluar tashme ne Ministrine per Ambient dhe Planifikim Hapesinor, ku jane duke u marre me procedurat per perzgjedhjen e nje kompanie qe do t'i asgjesonte materialet e tre mauneve. Edhe ne ditet e para pas ardhjes se mauneve ne Mitrovice eshte protestuar ne rrugen "Marin Barleti" para portes hyrese te kombinatit "Trepca". Tre maunet kane hyre ne Kosove nga pika kufitare me Maqedonine ne Han te Elezit me 22 maj. Ne rrugen mes Prishtines e Prizrenit, me 27 maj, maunet jane ndaluar nga policia dhe me rekomandimin e nje zyrtari doganor jane derguar per verifikim ne terminalin e Vermices, ku thuaj gjate gjithe dites eshte mbyllur vendkalimi kufitar me Shqiperine (mes Prizrenit e Kukesit) pas dyshimeve se ngarkesa ishte nje substance e rrezikshme per shendetin e qytetareve dhe helmimit te nje polici dhe dy doganiereve. Nga Vermica maunat jane kthyer nga kishin ardhur dhe ishin ndalur ne piken kufitare Kosove-Maqedoni ne Han te Elezit, ku ngarkesa e tyre - vaj disulfurik eshte riambalazhuar. Por, maunet perfunduan ne hangaret speciale ne "Trepce" pas disa dite qendrimi ne kufi me Maqedonine, e cila, sipas njoftimeve, nuk lejoi hyrjen e tyre ne territorin e saj tranzit. Mediat kane njoftuar se edhe Irani ka kundershtuar kthimin e vajit disulfurik te blere atje, e qe po transportohej me maune bullgare