Antigona kërkon të atin, në sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar
Regjisori i njohur Mihal Luarasi vjen me një tjetër dramë shqipe në skenën teatrore. Regjisori dhe dramaturgu ka shkruar dramën "Antigona kërkon të atin", një shfaqje, e cila u ngjit premierë para disa ditësh në skenën teatrore të Bylistnë Fier. Kjo vepër pas suksesit që pati në teatrin e qytetit të Fierit, do të vijë me fillimin sezonit të ri artistik në Teatrin Kombëtar që do të nisë në shtator. Ngjarjet na çojnë disa vite më parë, ku një vajzë e re niset të kërkojë eshtrat e të atit të pushkatuar gjatë regjimit komunist.
Ndihma e saj e vetme është një nga ushtarët që ka qenë pjesë e skuadrës që i pushkatoi të atin. Ky njeri është i vetmi që ndihet fajtor për atë që ka ndodhur, kur në gjendje të tillë duhet të jenë ata që dhanë urdhër për ekzekutimin e mijëra njerëzve. Për këtë dramë regjisori ka zgjedhur një aktorë të rinj si Ina Gjonçi, Gjergj Mena, por dhe emra të tjerë të njohur si Edi Luarasi, Fatos Sela dhe Ahmet Pasha. Skenografia dhe kostumet erdhën të realizuara Klajdi Ymeri. Regjisori tregon se ai për të shkruar këtë dramë është frymëzuar nga hapja e ekspozitës Në nderim të viktimave të sistemit komunist, e cila u hap në Muzeun Historik Kombëtar. Drama ime e re Antigona kërkon të atin është frymëzuar nga ekspozita e madhe Nderim viktimave te sistemit komunist", që u hap në Muzeun Historik Kombëtar, e cila sillte kalvarin dhe tmerrin e diktaturës gjatë së cilit u burgosën dhe u pushkatuan mijëra njerëz. Ekspozita është fantastike, pasi demonstron dhe për brezat e rinj se çfarë ka ndodhur në ato kohë. Kështu që drama i bën jehonë kësaj. Por në një aspekt të veçantë që lidhet me diktaturën edhe me krimet politike që ka bërë diktatura në atë kohë. Dhe një nga këto krime janë me mijëra të pushkatuar dhe të vdekur nëpër burgje në atë kohë, shprehet regjisori. Më tej ai shton se : Sigurisht që drama Antigona kërkon të atin nuk trajton vetëm këtë problem, por ajo trajton dhe një tjetër më të madhe dhe më të rëndësishëm, atë të kërkimit të faljes, pra mjetin e shkëputjes nga e kaluara diktatoriale. Kriminelët e mëdhenj ata shkaktarët kryesorë, ende nuk po kërkojnë të falur për krimet e kohës së të diktaturës. Pra kam një personazh tjetër që është pri protagonistes që është Antigona, që është i fundit nga fajtorët. Ai që ka më pak faj nga të gjithë vjen të kërkojë të falur. Regjisori Mihal Luarasai ka një krijimtari të pasur në darmaturgjinë shqipe, ku të suksesshme kanë qenë dhe drama të tjera të shkruara nga ai, ku mes tyre përmendim dramën Korbi i bardhë.