E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzika klasike shqiptare ne TOB

Në Teatrin e Operas dhe Baletit është mbajtur një koncert i veçantë me muzikë të mirëfilltë shqiptare nga Orkestra Simfonike nën dirigjimin e Jetmir Barbullushit, ku interpretuan solistët Aristidh Prosi në violinçel dhe Admir Doci në kitarë.

Programi startoi me pjesën "Xhelozia" (Poemë për violonçel, kitarë dhe orkestër) e kompozitorit Aleksandër Lalo. Kjo pjesë erdhi premierë në këtë koncert klasik, e cila u prit me entuziazëm nga publiku në sallë. Ndërkohe që Simfonia "Fantastike u interpretua nga Shkumbin Bajraktari, Meriton Ferati, Erga Halilaj, Albina Tarifa, Lisen Malaj dhe Patris Berisha. Për rreth një orë publiku në sallë ka patur mundësi të shijojë perlat e muzikës klasike shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›