Parku i Apollonise marreveshje me parkun francez
Parku kombëtar arkeologjik i Apollonisë bëhet pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi me parkun arkeologjik Bibracte të Francës.
Në prag të çeljes së sezonit turistik parku kombëtar arkeologjik i Apollonisë bëhet pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi me parkun arkeologjik Bibracte të Francës.
Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin ambasadorja e e Francës në Shqipëri Krsitina Moro, drejtues të parkut Francez dhe arkeologë të shquar shqiptarë. Nga kjo marrëveshje Apollonia antike do të përfitojë menaxhimin dhe administrimin sipas modeleve perëndimore.
Apollonia konsiderohet një ndër parqet arkeologjike më të pasura dhe ndër më të frekuntuarit nga turistët. Në kete park ka një larmi objektesh të lashta dhe mjaft i favorshëm është edhe pozicioni gjeografik, që i ofron vizitorëve një panoramë çlodhëse dhe shumëdimensionale .