E Diel, 1 Nëntor 2026

Kruje aksion pastrimi tek Shkembi i Vajes

Ka nisur puna për rehabilitimin e zonës së "Shkëmbit të Vajës" në Krujë, e njohur si zonë problematike nga mbetjet urbane. Për pastrimin e territorëve u angazhuan qindra nxënës shkollash, ndërsa në vendosjen e 15 tabelave paralajmëruese detyruese kontribuoi Këshilli i Qarkut Durrës, të cilat kanë në fokus të tyre ndërgjegjësimin e mbarë komunitetit për të mos depozituar në këtë zonë mbetje të ndryshme urbane. Kryetarja e Këshillit të Qarkut Durrës Eglantina Bekteshi theksoi se prej fillimit të muajit prill janë depozituar në këtë zonë sasi të konsiderueshme inertesh për të mbuluar mbetjet urbane pasi pozicioni gjeografik i "Shkëmbit të Vajës" si dhe terreni i thepisur nuk të lejonte mundësi të tjera ndërhyrjeje.

Ndërsa Drejtori i Agjensisë Rajonale të Mjedisit, Ramazan Kalia u shpreh se pjesa e "Shkëmbit të Vajës" ka qenë një problem i mbartur dhe se me zgjidhjen që i është dhene do të kthehet në një zone me pak të rrezikshme përsa i përket mbetjet urbane.
Aksioni i mjedisit erdhi pas publikimit të skandalit të plehrave, nga Abc Neës ditë më parë, i cili fillimisht pasoi me ndjekjen penale të drejtorit të shërbimeve në bashkinë e Krujës Isa Shqezi dhe drejtorit të firmës "Rinia, të cilët akuzohen për ndotje të mjedisit, për shkak se kamionët e kësaj firme te tenderuar nga Bashkia e Krujës për largimin e mbetjeve nga qyteti u filmuan, duke u shkarkuar në zonën muzeale pranë Shkëmbit të Vajës në Krujë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›