Gazeta Ballkan boton disa letra të emigrantëve të cilat marrin përgjigje nga specialistë të ISSH-së
Autori i Lajmit: red.
Shembuj se si mund të llogaritet sigurimi vullnetar për emigrantët dhe dokumentat që u nevojiten
Për të përfituar një pension të plotë kushtet kryesore janë një moshë që në vitin 2012 do jetë 65 vjeç dhe vjetërsi në punë 35 vite, ku përfshihet dhe periudha e shërbimit ushtarak për burra dhe koha e studimeve universitare për gratë. Specialistët e ISSH-së sqarojnë se për përfitimin e një pensioni të pjesshëm aktualisht kërkohen 15 vite sigurimi. Sipas ISSH-së momentalisht ka shumë shtetas që kanë nën 15 vite sigurimi, psh. mund të kenë 12,13,apo 14 vite. Në këto kushte këto vite sigurimi nuk i vlejnë mbasi nuk siguron asnjë lloj përfitimi. Në rast se plotësimin e periudhës prej 15 vitesh do ta bënte me sigurim vullnetar, atëherë ky do të përfitonte një pension të pjesshëm. Po kështu në të njëjtën mënyrë një shtetas që nuk ka mbushur vjetërsinë për pension të plotë mund të sigurohet për vitet e mbetura për ta marrë të plotë këtë lloj përfitimi.
Emigrantët
Emigrantët mund të autorizojnë të afërmit e tyre, për të lidhur marrëveshje me strukturat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në nënqarkun ku kanë banuar, ku mund të kenë të arkivuar dhe vjetërsi në punë nëpërmjet sigurimit të detyreshëm. Po kështu nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore po bëhen të gjitha përpjekjet për hapjen e agjensive për sigurimin vullnetar në vendet ku jetojnë dhe punojnë emigrantët sidomos në Greqi dhe Itali, për të lehtësuar procedurat e këtij sigurimi.
Kontrata
Eshtë lidhur një kontratë me Bankën Amerikane të Shqipërisë që ka filiale në Greqi, e cila ka marrë përsipër sigurimin vullnetar të shtetasve shqiptarë duke u krijuar atyre të gjitha lehtësitë e këtij sigurimi. Sipas ISSH-së kjo bankë ka marrë përsipër t u japë informacon të interesuarve për sigurimin vullnetar, të lidhë marrëveshje në emër të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke vepruar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore që veprojnë në këtë fushë.
Dokumentacioni
Për personin e interesuar për sigurimin vullnetar, si dukument identifikimi në mungesë të certifikatës personale të lindjes apo të pasaportës, mund të pranohet dhe dokumenti i lëshuar nga autoritetet shtetërore Greke, i konfirmuar nga konsullata shqiptare në Athinë. Banka Amerikane e Shqipërisë në Greqi, plotëson në prezencë të klientit dhe në konsultim me të, marrëveshjen e sigurimit vullnetar me të gjitha rubrikat e kërkuara. Për çdo pagesë të kryer nga secili, përpilohen mandate arkëtimi, ku shënohet qartë identiteti i klientit, data e kryerjes së arkëtimit, shuma e arkëtuar në euro dhe kundravlefta në lekë që i përgjigjet masës ligjore për një sigurim të kërkuar nga i interesuari, sipas kursit të ditës të kësaj banke. Po kështu në kuadrin e reformimit të sistemit bankar, po bëhen përpjekje dhe me bankat që operojnë dhe në Itali. Deri tani Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka kontratë vetëm me Bankën Amerikane të Shqipërisë në Republikën Greke. Asnjë autoritet tjetër nuk është i autorizuar për këtë skemë sigurimi jashtë territorit të Shqipërisë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore u bën thirrje bashkëkombasve (emigrantëve) të kenë kujdes nga institucionet mashtruese.
Procedura
Ja cila është procedura që ndiqet kur shtetasi shqiptar me banim jashtë shtetit dëshiron të sigurohet vullnetarisht në Shqipëri :
1. Autorizon një person tjetër për të bërë sigurimin vullnetar.
2. Personi i autorizuar kryen të gjithë procedurat, që kryejnë qytetarët që ndodhen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
b. Procedura që ndiqet kur personi i interesuar është emigrant në Republiken Greke.
1. Personi i interesuar paraqitet pranë Degës së Bankës Amerikane të Shqipërisë në Greqi, ku merr të gjithë informacionin e nevojshëm për skemën e sigurimit vullnetar.
2. Dega e Bankës Amerikane në Greqi, në emër të ISSH-së, lidh një marrëveshje me personin e interesuar, i cili kryen pagesën përkatëse në këtë bankë.
3. Personi i interesuar paraqet pranë kësaj banke, një dokument identifikimi, si kopje pasaporte, ose certifikate personale.
Sqarime për emigrantët
1 – Sigurimi vullentar mund të kryhet për periudha pas datës 1 Tetor 1993, kohë kur ka hyrë në fuqi kuadri ligjor përkatës.
2 - Për të marre një pension të pjesshëm duhet një vjetërsi pune prej 15 vjetësh. Nëse qytetari ka 13 vite e 3 muaj, atëhere atij i duhen edhe 1 vit e 9 muaj të bëjë sigurim vullnetar për të përfituar pension të pjesshëm. Nëse qytetari dëshiron të plotësojë vitet për pension të plotë pleqërie, invaliditeti dhe familjar, atëhere atij i duhen edhe 21 vite e 9 muaj për të siguruar.
3 – Për të marrë pension të pjesshëm, nëse do të mbulojë periudha të kaluara me sigurim vullnetar, qytetari duhet të paguajë 1 vit e 9 muaj me masën e tanishme të sigurimit vullnetar, që është 3140 lekë për një muaj. Pra ai duhet të paguajë: 21 muaj * 3140 = 65 940 lekë gjithsej.
4– Në rastin kur qytetari nuk ka librezë pune, ai mund të shkojë në zyrat e arkivës së sigurimeve shoqërore në DRSSH (p.sh.Berat) për të marrë prej andej dokumentin e duhur.
5-Nëse qytetari dëshiron pension më të lartë, ai mund të mbulojë me sigurim vullnetar me masën e tanishme të gjitha vitet që nga 1 Tetor 1993 dhe të vazhdojë të bëjë sigurimin vullnetar për çdo vit kalendarik deri sa të plotësojë vjetërsinë e nevojshme prej 35 vitesh për të marrë pension të plotë. Vazhdimi i sigurimit mund të bëhet duke parapaguar dhe në të tilla raste përfitohen zbritjet përkatëse.
Pagesa për sigurim vullnetar
Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 557, datë 16.8.2006, masa e kontributit të sigurimit vullnetar, duke filluar nga 1 Shtator 2006 e në vazhdim, është 3140 lekë në muaj. Kjo masë ndryshon çdo vit kalendarik. Masa e kontributit për të mbuluar periudha të kaluara do të jetë sa masa që është në fuqi në kohën kur kryhet pagesa, pra momentalisht 3140 lekë për një muaj. Kontributet e sigurimit vullnetar mund të paguhen mujore, tremujore, gjashtëmujore ose vjetore, si do të bihet dakort në aktmarrëveshje. Nëqoftëse do të parapaguhet, për vitin në vijim, në fillim të periudhave do të ketë zbritje:
Ø6% mbi shumën për një pagesë vjetore,
Ø3% mbi shumën për një pagesë 6 mujore,
Ø1,5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore.
Llogaritja për 3 muaj
Konkretisht, nëse një person parapaguan kontribut për periudhë tremujore, atëhere ai do të paguante:3140*3 = 9 420 lekë. Duke hequr zbritjen prej 1.5% të shumës totale, del që personi do të paguajë:9 420 lekë – 141 lekë = 9 279 lekë;
Për 6 muaj
Nëse një person parapaguan kontribut për periudhë gjashtëmujore, atëhere ai do të paguante:3140 * 6 = 18 840 lekë
Duke hequr zbritjen prej 3% të shumës totale, del që personi do të paguajë:18 840 lekë – 565 lekë = 18 275 lekë;
Për 1 vit
Nëse një person parapaguan kontribut për periudhë vjetore, pra parapaguan në muajin janar për të gjithë vitin, atëhere ai do të paguante: 3140 * 12 = 37 680 lekë.Duke hequr zbritjen prej 6% të shumës totale, del që personi do të paguajë: 37 680 lekë – 2 260 lekë = 35 420 lekë.
Letrat e emigrantëve dhe përgjigjet e specialistëve
Në pritjen e qytetarëve që organizohet çdo ditë në Institutin e Sigurimeve shoqërore, u paraqit një qytetar bashkë me një të afërmin e tij. Problemi që shtruan ishte i tillë që qytetari ishte aksidentuar në emigracion në Itali, dhe i afërmi i tij, interesohej nëse përfitonte diçka për kompesimin e energjisë elektrike. Pyetja që i bënë specialistët ishte nëse kishte punuar në Shqipëri apo jo dhe a kishte përfituar pension invaliditeti nga sigurimet shoqërore. Qytetari kishte punuar 16 vite në Shqipëri, por kishte mbi 10 vite që ishte shkëputur dhe jetonte në emigracion dhe nuk ishte paraqitur në organet e sigurimeve shoqërore mbasi aktualisht ishte i pasiguruar. Duke patur parasysh ndryshimin e Legjislacionit, ku përfitimi i pensionit të invaliditetit, jepet në vartësi vetëm të periudhës së siguruar, ku është hequr kushti për të qenë i siguruar në momentin e aksidentit apo sëmundjes, specialisti i ISSH-së i dha ndihmë të interesuait, për të kompletuar dokumentacionin për pension invaliditeti. Qytetari me vjetërsinë që kishte përfitoi pension të plotë invaliditetit, mbasi për të përfituar këtë lloj pensioni, nevojitet një periudhë shumë e reduktuar.
Pyetja e emigrantit
Quhem A. Lera. i datëlindjes 10.10.1946, kam shkëputur marrëdhëniet e punës më 30.9.2000. Tani jam në emigracion në Greqi. Gjithsej kam një vjetërsi pune prej 32 vite e 6 muaj. Kam banuar në qytetin e Korçës dhe kam punuar 28 vite në Kombinatin e Sheqerit në Maliq dhe pjesën tjetër kam punuar privat si i vetëpunësuar, duke paguar sigurimet shoqërore. Librezën e punës nuk e kam dhe mund të mos e gjej. Sqarimet që kërkoj nga ju janë; sa vjetërsi duhet për të përfituar pension të plotë, dhe a mund të paguaj tani për të përfituar pension të plotë. Ku mund ta gjej vjetërsinë e punës që kam punuar në ndërmarrjen shtetërore dhe si privat? Në cilin vit mund të dal në pension?
Përgjigja e specialistit
I nderuar Z.Lera sqarojmë se për të përfituar një pension të plotë pleqërie duhen 35 vite sigurim. Pra ju duhen edhe 2 vite e 6 muaj. Në këto kushte ju do të përfitoni pension të pjesshëm proporcionalisht me vitet e punuara dhe ato që kërkohen, që në rastin tuaj është 92.8 për qind e pensionit të plotë. Nëse ju dëshironi të përfitoni pension të plotë, mund të siguroni periudha të munguara duke filluar nga 1 Tetor 1993, për një sigurim 2 vite e 6 muaj, që është e barabartë me: 30 muaj * 3140 lekë/muaj = 94 200 lekë. Mbështetur në Ligjin Nr.7703 datë 11.06.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar ju keni kushtet për pension në moshën 64 vjet e 6 muaj, pra në vitin 2011. Përsa i përket vjetërsisë në punë, mungesa e librezës së punës nuk përbën problem për përfitimin e pensionit. Dokumentacioni i vjetërsisë në punë, për ish-ndërmarjet shtetërore është pjesërisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë ose në Arkivin e Rrethit. Ju këshillojmë që të paraqiteni në DRSSH Korçë në afatin ligjor prej 5 muaj para plotësimit të moshës, për të mos patur vonesa për kompletimin e vjetërsisë në punë.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008