Muzika skarco pushton tregun

Tregu muzikor jashtë standardit profesional
Tregu muzikor në vendin tonë tashmë është pushtuar nga komercialiteti. Jetojmë në një kohë kur gjërat me vlerë barazohen me zero para qëllimit për të fituar sa më shumë para. E vetmja gjë e rëndësishme është që të fitohet sa më shumë para, duke mos marrë parasysh nivelin mjaft të dobët muzikor, që i ofrohet publikut. Shkaktarët e këtij problemi janë një sërë faktorësh si: varfëria e intelektit muzikor ( menaxherë dhe kompozitorë), qëllimi i vetëm i këngëtarëve për të pasur një këngë të suksesshme dhe fitimprurëse, vetë sistemi kapitalist, i cili nxit gjithmonë e më shumë urinë për para. Në këtë treg muzikor kaotik, nuk është dhe aq e lehtë që të gjedh fajtorët. Këngëtarët janë të parët, të cilët pranojnë që për disa kacidhe më shumë të vendosin të shesin zërin e tyre për disa melodi skarco. Më pas është radha e kompozitorëve, të cilët duan vetëm që të realizojnë një këngë dhe si shpërblim të marrin një shumë të majme parash. Po ashtu shtëpitë diskografike, këto materiale muzikore dhe i nxjerrin në treg, duke lënë mënjanë vlerat e vërteta muzikore shqiptare si të lehta ashtu dhe ato popullore.Publiku është ai që e ka shumë të vështirë të dallojë një material të mirë nga një tjetër që është i çastit, pasi në shumë raste ai i dobëti që është vetëm komercial të ofron ritme, që për momentin duket se i përkasin një këngë vërtetë të mirë, por më pas nuk të vjen më që ta dëgjosh, pasi ajo është vetëm një prodhim shumë i dobët muzikor, i cili e ka dëmtuar repertorin muzikor shqiptar. Këtë lloj muzike skarco shqiptarët janë të detyruar që ta blejnë në treg. Janë rryma të cilat e kanë dëmtuar muzikën shqiptare si atë popullore ashtu dhe atë të lehtë dhe kjo gjë tashmë është pranuar dhe nga shumë profesionistë të muzikës. Rryma të tilla si turbo-folku, përpunime të tjera në muzikë, apo dhe këngë të tilla si sllave të cilat vijnë në shqip si përpunime të ndryshme po dëmtojnë rëndë muzikën shqiptare. E nëse tashmë nga të gjithë është pohuar se tregu muzikor në vendin tonë është në një gjendje kaotike, gjërat mund të ndryshojnë duke ndërhyrë dhe kritikët e artit, të cilët në këtë situatë që ndodhet sot tregu muzikor shqiptar, kanë rënë në një qetësi absolute. Shumë rrallë shikojmë ndonjë shkrim apo artikull kritik për sa i përket muzikës dhe rrymave të reja, që kanë hyrë në vendin tonë. Kritikët e artit, profesionistët e muzikës apo dhe këngëtarët, qëndrojnë të heshtur në një kohë kur po prishet vetë imazhi i tyre. Por edhe strukturat e shtetërore duket se nuk duan tia dinë shumë për këtë bastardim që po i bëhet muzikës shqiptare. Në një kohë kur shteti duhet të financojë sa më shumë projekte të cilat nxjerrin në pah vlerat e talenteve të rinj, deri tani janë shumë pak iniciativa të tilla për të financuar projekte të tilla. Fatkeqësisht kohët e fundit është vënë re që ka dhe shumë këngëtarë profesionistë, të cilët janë futur në këtë rrugë, por që ndoshta nesër edhe mund të pendohen. Një nga kompozitorët më të njohur të muzikës shqiptare Edmond Zhulali në një intervistë dhënë për gazetën para ca kohësh është shprehur se ajo çka lindi si nevojë e krijimtarisë muzikore në fillim të 1992 ishte stilizimi i këngëve dhe kjo ishte një e metë e madhe e kohëve të mëparshme. Në ditët e sotme vijon më tej ai ka një farë qartësimi, por akoma ka prapë shumë punë për të bërë, sepse rrymat e ndryshme muzikore si pop, rrok, dance etj, natyrisht kërkojnë edhe formacione të ndryshme orkestrale për realizimin e tyre. Kjo mendoj se është pika kryesore muzikore, ku të gjithë kompozitorët, këngëtarët duhet të jenë të qartë pasi duke qartësuar stilimet muzikore neve do të mund të japim vlera shumë të mëdha. Aktualisht këngëtarët shqiptarë kur bëjnë albume në këtë amulli në tregun muzikor shqiptar janë të lirë të marrin këngë nga vendet ballkanike i përkthejnë, i realizojnë dhe çka është më e keqja i paraqesin si këngë shqiptare, thekson Zhulali. Sipas tij një i ri sot i moshës 15- 16 vjeç nuk e kupton sot se kush është muzika e lehtë shqiptare apo ajo popullore sepse këtu futen këngët greke, serbe , maqedonase përkthehen dhe këndohen si këngë shqiptare. Në këtë rast ne i shkaktojmë muzikës shqiptare një dëm të pallogaritshëm, duke e tjetërsuar me motive që vijnë nga vende të ndryshme dhe serviren si shqiptare. Ky është një problem i madh dhe kërkon një kundërpërgjigje shumë shpejt nga krijuesit, por edhe nga këngëtarët. Nëse nuk ndodh kjo çdo ditë e më tepër do ta shkatërrojmë muzikën shqiptare. Shtëpitë diskografike, të cilat nxjerrin albume në treg, duhet doemos të kërkojnë autorësinë e çdo kënge, pohon kompozitori Zhulali. E nëse është pranuar që tregu muzikor shqiptar është në gjendje kaotike, duket se askush nuk shqetësohet për këtë, pasi qëllimi për të fituar para ka lënë pas profesionalizmin.
Last Updated on Saturday, 11 July 2009 15:59