E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e kombit-profili i një ëndrre, pas Tiranës hapet në Prishtinë

Ekspozita me temën kombëtare Rruga e kombit - profili i një ëndrre, e cila pas disa kohësh u hap në Tiranë tashmë është hapur dhe në Prishtinë. Kjo ekspozitë ka tërhequr vëmendjen njerëzve të thjeshtë, por dhe të personaliteteve të kulturës dhe politikës kosovare. Kështu ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, gjatë ceremonisë, që u zhvillua në Prishtinë u shprehu mirënjohjen artistëve pjesëmarrës të ekspozitës Rruga e kombit - profili i një ëndrre, e cila kohë më parë u hap dhe në kryeqytetin shqiptar. Ministri në fjalën e tij vlerësoi organizmin e kësaj ekspozite si një ngjarje të rëndësishme të kulturës shqiptare. Ndër të tjerra ai theksoi e: Ekspozita është një manifestim i vitalitetit kreativ të botës shqiptare në një ngjarje të rëndësishme të përmasave kombëtare siç ishte inaugurimi i autostradës Shqipëri-Kosovë. Më tej ai shtoi se: Komunikimi kulturor midis artistëve shqiptarë në të dy vendet duhet të jetë i vazhdueshëm dhe, si i tillë, do të ketë mbështetje të përhershme nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Po ashtu dhe shumë artistë kosovarë vlerësuan organizimin e ekspozitës në Prishtinë si një ngjarje tepër të rëndësishme kulturore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›