Topalli fton anëtarët e KE për monitorim të zgjedhjeve

Reporterët e KE, sot me një raport përfundimtar
Reporterët e Asamblesë Parlamentare të KE, kanë vazhduar ditën e djeshme misionin e tyre faktmbledhës në Tiranë. Jakko Laakso nga Finlanda dhe David Ëilshire nga Britania e Madhe kanë zhvilluar ditën e dytë të qëndrimit të tyre, një takim me kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli, ku kjo e fundit ndërsa e ka cilësuar të domosdoshëm ligjin e lustracionit për tu ndarë nga e kaluara e errët komuniste, i ka garantuar reporterët europianë se zbatimi i ligjit do të jetë transparent dhe në përmbushje të standardeve. Ky është një ligj i domosdoshëm, për tu ndarë nga e kaluara dhe për të parë me besim nga e ardhmja, theksoi ajo. Sipas zyrës së shtypit të Parlamentit mësohet se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike, veprimtarinë e Kuvendit, zgjedhjet e ardhshme dhe ligjin e lustracionit. Ndër të tjera mësohet se kryetarja Topalli, pasi bëri një ekspoze mbi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, mbi bazën ligjore dhe infrastrukturore të tyre, ftoi anëtarët e Asamblesë Parlamentare të KE-së për të monitoruar nga afër këtë proces zgjedhor dhe shprehu vullnetin e plotë se prioritet mbi të gjitha prioritetet mbetet realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Gjatë takimit, me reporterët e KE, kryetarja e parlamentit vlerësoi frymën e konsensusit politik për miratimin e kodit elektoral dhe për zgjedhjen e organeve që do të administrojnë zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri. Më pas, reporterët zhvendosën takimin e tyre me zëvendëskryeministrin Genc Pollo, i cili garantoi në emër të qeverisë zbatim korrekt dhe të paanshëm të ligjit të lustracionit. "Qeveria do të garantojë zbatim korrekt dhe të paanshëm të ligjit të lustracionit. Zyra e shtypit e zv/kryeministrit, bëri të ditur se z. Pollo, gjatë një takimi me reporterët e Këshillit të Europës, David Uilshire dhe Jako Lakso, u shpreh se ligji i lustracionit bazohet në dokumentet e Këshillit të Evropës dhe vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, me seli në Strasburg, dhe i shërben synimit ndërkombëtarisht të mirëpranuar të shkëputjes nga e kaluara totalitare. Po gjatë misionit të tyre faktmbledhës, reporterët e KE kanë realizuar takim edhe me ish zv. Presidentin e Asamblesë Parlamentare të KE, deputetin e PD, Aleksandër Biberaj. Temë e këtij takimi mësohet të ketë qenë edhe shkarkimi joetik, jotransparent dhe joligjor i zotit Biberaj nga detyra e tij. Në takim u diskutuan gjithashtu edhe për ligjin e lustracionit, përgatitjen e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, ecurinë e reformave për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe integrimin në Bashkimin Europian. Në fund z. Biberaj ka shprehur besimin dhe bindjen e tij të plotë se raporti i KE-së për Shqipërinë do të jetë realist dhe konstruktiv. Pas takimit me të, reporterët u takuan me ministrin e punëve të Brendshme Bujar Nishanin. Pas vizitës me dyer të mbyllura me kryetaren e Kuvendit dy reporterët e KE-së, kanë zhvilluar dhe një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas, duke mos bërë publik asnjë detaj rreth raportit bënë këtë koment. David Uilshire është shprehur, Ne do të kemi konkluzionet tona në fund të takimeve. Jemi në mes të tyre dhe (nesër) sot në orën 11. 30 do të kemi një konferencë për shtyp ku do të dalim dhe me një raport përfundimtar. Ndërkaq ditën e sotme, dy reporterët do të takohen dhe me kryeministrin Berisha dhe kreun e shtetit Bamir Topi dhe vetëm më pas, do të bëjnë publik raportin me qëndrimet rreth ligjit të lustracionit si dhe situatës parazgjedhore në vend. Reporterët e Këshillit të Europës kanë ardhur në Tiranë për të parë ecurinë e zbatimit të ligjit të lustracionit, dhe situatën e përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Email This Klikime: 7