Llazi Serbo homazhe ne teater kunder amanetit
Nje dite pas vdekjes tragjike te aktorit Llazi Serbo te aferm kolege dhe miq te tij i ka dhene lamtumiren e fundit. Ne hollin e teatrit te Korces Andon Zako Cajupi jane mbajtur homazhe ne nderim te figures se Artistit te Merituar Llazi Serbo qe u nda nga jeta papritur duke u vetevrare me nje arme gjahu ne banesen e tij ku jetonte i vetem. Aktori Llazi Serbo eshte percjelle me nderime nga dhjetera kolege te tij artiste te skenes dhe kinematografise dhe qytetare te thjeshte korcare te cilet e kane vleresuar jo vetem si artist por edhe si njeri per karakterin e tij te vecante. Nderkaq mesohet se aktori kishte lene amanet me goje se nuk deshironte qe homazhet ti kryheshin ne Teater. E megjithate lamtumira atje i eshte dhene mes fotografive te shumta te cilat i kishte pergatitur vete me fragmente nga rolet e interpretuara nder vite. Koleget e tij aktore dhe regjisore e kane quajtur largimin nga jeta te Llazi Serbos jo vetem nje humbje per ekranin dhe skenen shqiptare por edhe nje moment tragjik qe do te ngelet gjate ne kujtese per faktin se u shkeput nga jeta papritur me vete deshiren e tij. Aktore te shumte miq e te njohur te Llazi Serbos moren pjese ne homazhet ne nderim te tij ku jane bashkuar krahas aktoreve dhe artisteve te shumte korcare edhe aktore te njohur te skenes dhe kinemase shqiptare si Tinka Kurti Timo Flloko Roland Trebicka Gezim Kame Viktor Zhusti Rajmonda Bulku Sesilja Plasari Elida Cangonji Yllka Mujo etj. ishin te pranishem per ti dhene lamtumiren e fundit kolegut te tyre. Aktori Timo Flloko i tronditur nga humbja e mikut te tij ndersa ka vleresuar aktorin e madh ka thene se mes tij dhe Bekim Fehmiut vertet ka nje paralele por vdekja eshte tronditese. Aktorja Rajmonda Bulku tha se gjithe jeten e tij ai ka qene i vecante dhe ashtu e ka ndertuar jeten deri ne kete vendim. Ndersa Tinka Kurti ndersa e ka quajtur bir ka thene mes loteve se nje humbje te tille te madhe nuk e kishte menduar kurre. Kohet e fundit Llazi Serbo ishte angazhuar si regjisor duke vene ne skene vepra te ndryshme teatrore dhe spektakle. Per shkak te semundjes ai u shkeput nga veprimtaria artistike dhe edhe pse mjeket neurologe i kishin keshilluar te dilte ai kishte zgjedhur te vetizolohej derisa i dha fund jetes papritur duke lene pas amanetet dhe duke pergatitur ne cdo detaj vdekjen e tij.