Parlamenti i nis normalisht punimet e vjeshtës, por PS ende s’ka qëndrim lidhur me votën për paketën e reformave
Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli u mblodh sot Konferenca e Kryetarëve për fillimin e sesionit të pestë të Legjislaturës XVIII, ku morën pjesë Kryetarët e Grupeve Parlamentare, Nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarë të Komisioneve parlamentare. Konferenca, në unanimitet miratoi kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, 5 shtator 2011- 23 shtator 2011, dhe Programin e Punës, 5 shtator 2011 - 14 tetor 2011. Kryetarja e Kuvendit ftoi Kryetarët e Grupeve parlamentare të nisin punën për ngritjen e Komisionit për Reformën zgjedhore, si edhe theksoi domosdoshmërinë e votimit sa më parë të ligjeve të rëndësishme si ai për ngritjen e Gjykatës Administrative dhe të Kodeve, ligje të cilat kërkojnë 3/5 e votave të parlamentit. Konferenca vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare ditën e hënë, datë 5 shtator, ora 18.00.
...