E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 vatra zjarri në Tiranë, Korcë e Krujë

KORÇË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në mbrëmje rreth orës 21:00 në Vaqarr të Tiranës. Kanë qënë banorët e zonës, të cilët të alarmuar kanë lajmëruar policinë e zjarrfikësit, të mbërritur tashmë në vendngjarje.

Zjarri ka rënë në vendin e quajtur Prush, ndërsa mësohet se flakët nuk rrezikojnë banesat edhe pse terreni ku ka rënë zjari është i vështirë për zjarrfikësit.

Ky është zjarri i tretë që bie brenda ditës së premte nmë vendin tonë. Para dy orësh kodrat e fshatit Dishnicë në Korcë u përfshinë nga zjarri, ndërsa në mesditë zjarri i rënë në fshaatin Nikël të Krujës dogji edhe varrezat.

Zjarr në Korcë
Mbrëmjen e sotme kodrat e fshatit Dishnicë në Korcë janë përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha. Bëhet fjalë për një zjarr në një terren të vështirë, ku ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qënë e vështirë.
Duke qënë se flakët kanë përfshirë disa hektarë tokë me lajthi dhe përhapja e tyre bnëhet gjithnjë e më e shpejtë, kanë ardhur në ndihmë dy avionë nga Greqia.

Këta të fundit po punojnë për shuarjen e flakëve nga ajeri. Mësohet se nga zjarri i rënë në kodrat e Dishnicës është vënë në rrezik edhe pylli i Cardhakut.

Zjarr në Krujë
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme fshatin Nikël të Krujës. Mësohet se nga flakët e zjarrit janë djegur edhe varrezat e fshatit Nikël. Në vendngjarje ka shkuar fillimisht vetëm një zjarrfikëse e cila po punon aktualisht për shuarjen e flakëve, të cilat përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era.

Korrespondenti Andi Shota sqaron se zjarri ka rënë fillimisht në kodrat e fshatit e më pas ka përfshirë edhe varrezat. Po sipas tij zjarri ka përpirë me qindra drurë frutorë e dekorativë, ndërkohë që pas dy orësh në vendngjarje ka mbërritur edhe një zjarrfikëse nga Tirana.
Nuk dihen ende nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimishmshe apo jo.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›