E Diel, 1 Nëntor 2026

PD mbyll fushatën në Kavajë, Berisha: Të ecim të sigurt drejt fitores

KAVAJE - Me premtimin e rritjes së rrogave e të pensioneve, shtimin e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës, lideri i demokratëve Sali Berisha iu drejtua sot qytetarëve të Kavajës, në mitingun përmbyllës të zhvilluar në këtë qytet.

“Shpreh zotimin tim solemn se fitorja e 23 qershorit do të jetë fitorja juaj. Do të jetë fitorja në të cilën ne do të ecim të vendosur drejt niveleve më të larta të mirëqenies, në Kavajë dhe mbarë Shqipërinë. Firoja e 23 qershorit do të jetë fitorja e punësimit masiv të qytetarëve të Kavajës dhe gjithë Shqipërinë. Fitorja hap dyert për dyfishimin e turizmit në Kavajë dhe shfrytëzimin e të gjitha potencialeve turistike të saj. Katër vitet që vijnë do jenë vitet e lidhjes direkte të Kavajës me Tiranën me autostradën, do jenë vitet në të cilat Kavaja do kapë nivelet më të larta të zhvillimit. Katër vitet që vijnë do jenë vitet e integrimit të Shqipërisë, vitet e statusit dhe hapjes së negociatave për vend anëtar në BE.”- u shpreh kryeministri.

(vijon) Lidhje te tjera Berisha në Kamëz: Rama 11 vjet kryebashkiak nuk ju konsideroi kurrë miq

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›