Berluskoni: “Rroftë Interi'

ASA (Albania Sport Agency)- "Rroftë Interi, komplimente Moratit dhe pasionit të tij". Këto deklarime i përkasin askujt tjetër, por presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni, pas fitimit të kampionatit italian të futbollit nga ana e zikaltërve. "Morati pas shumë viteve sakrifica dhe impenjimesh meritonte të fitonte një titull kampion. Interi e fitoi në tavolinë titullin e vitit të kaluar", - shton ish-kryeministri italian. "Këtë të këtij sezoni e meritoi në fushë me fitore të mëdha dhe me një rekord të cilin e shohim me respekt të gjithë".