E Diel, 1 Nëntor 2026

“Paguaj vetëm minutën e parë dhe përfito thirrje falas”

07/04/2010 Vodafone Club:

Vodafone Albania zgjeron gamën e përfitimeve për abonentët e saj Vodafone Club përmes ofertës “Paguaj minutën e parë” tashmë me opsionet e aktivizimit 7 ditor dhe 30 ditor. Oferta “Paguaj minutën e parë” është shumë e veçantë, pasi përdoruesit e saj përfitojnë çdo ditë thirrje falas pa limit brenda grupit Vodafone Club. Duke filluar nga data 6 prill 2010, të gjithë anëtarët e komunitetit nr. 1 në Shqipëri Vodafone Club do të kenë mundësinë e regjistrimit në promocionin më të favorshëm në treg. Kjo ofertë është e mrekullueshme: Kryej një thirrje brenda grupit Vodafone Club, paguaj vetëm minutën e parë të kësaj thirrjeje dhe pjesa tjetër e thirrjeve brenda grupit gjatë asaj dite do të jetë krejtësisht falas. Dhe nuk ka asnjë kosto tjetër të fshehur. Të gjithë anëtarët e Vodafone Club mund të telefonojnë pa pagesë në numrin 143 dhe të aktivizojnë ofertën për 7 ditë (me kosto 200 lekë me TVSH) ose 30 ditë (me kosto 700 lekë me TVSH). Mbas aktivizimit të ofertës klientët mund të fillojnë të kryejnë menjëherë thirrje brenda grupit dhe të përfitojnë prej komunikimit që i jep vlerë kostos. Kjo ofertë është e vlefshme për një kohë të kufizuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›