Myslim Pashaj, rapsodi i polifonisë, specialisti i Edi Ramës për kufijtë

Një ish-drejtor në pension, i zbulon gafën PS-së. Bien përfundimisht argumentet e opozitës, për marrëveshjen detare me Greqinë
Pretendimet e opozitës për një marrëveshje të dyshimtë, si pas saj antikombëtare në ndarjen e ujërave detar midis Greqisë dhe Shqipërisë, morën fund dy net më parë gjatë emisionit “Opinion” në TV “Klan”.
Duket paradoksale se pretendimet e një opozite të tërë të marrin fund vetëm se një pensionist ish-drejtori i Institutit të Hartografisë Myslim Pashaj, i cili ushtron edhe “profesionin” e rapsodit popullor të këngës polifonike labe, dështoi përpara argumenteve të Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Kristaq Gërveni.
Debati, kur e gjithë opozita u bazua tek argumentet e pa bazuara të një ish-drejtori në pension, mund të konsiderohet shumë mirë një “strisch”-ë, i tipit “Hodhi një pensionist një gurë në lum, e gjithë opozita i shkoi nga pas”.
Si pjesë të debatit të dy netëve më parë, për të ashtuquajturën pika 150, Pashaj pretendon se ka bllokuar ngushticën e Otrantos dhe është 22 km afër bregut tonë, ndërkohë që argumentet e Gërvenit ishin të pa kundërshtueshme. Pashaj i cili ka bërë një hartë i cili e ka botuar dhe në shtypin e përditshëm dhe që sipas tij nga bregdeti shqiptar deri në pikën 150 është një gjatësi prej 22 km, nuk donte ta pranonte në emisionin “Opinion”., dy net më parë.
Pashaj vazhdoi në të njëjtin pozicion për sa i përket edhe gjirit të Sarandës duke pasur një përkufizim historik për gjiret, ndërkohë që Gërveni i ofron përkufizimet e enciklopedisë botërore të deteve si dhe hartën që ish vet drejtori Pashai e kishte hartuar në vitin 1985. Ndërkohë që u duk qartë që në asnjë në botim detar as në libër apo në hartë harta nuk është hasur përcaktimi i gjirit të Sarandës nga Kepi i Qefalit dhe Kepit Dema. Madje Pashai edhe hartën e “Google” e quajti të gabuar.
Kjo histori nuk është thjesht qesharake, pse një ish-drejtor dështoi në një debat me Zëvendësshefin e Shtabit të Përgjithshëm ët Ushtrisë, por për faktin që një opozitë e tërë dhe një mori mediesh ngritën protestën tyre dhe mbushën tituj te gazetave po aq shpejt sa dështoi dhe përfaqësuesi i zgjedhur për debatin.
Por më qesharak bëhet fakti kur Pashai tha që ju nuk përdorni hartën shqiptare, por i pyetur se hartat shqiptare janë ndryshe nga ato të tjerat?, Pashaj shprehet se, “Jo nuk ndryshojnë, por unë nuk dua të punoj me hartë tjetër se ne kemi standardet tona, me emërtime tona, por mund të përdorim dhe hartat të huaj”.
Kjo ishte një tjetër histori qesharake e opozitës, që një ish-drejtor dështoi në një debat publik.