E Diel, 1 Nëntor 2026

Myslimanet festojne Kurban Bajramin

Myslimanet festojne sot Kurban Bajramin. Qindra besimtare moren pjese mengjesin e sotem ne ritin e faljes se Kurban Bajramit ne xhamine e Et‘hem Beut ne sheshin “Skenderbej” ne Tirane.

Ne qender te ketij riti eshte pastrimi i shpirtit dhe sakrifica njerezore per me shume miresi dhe harmoni mes njeri-tjetrit dhe pasterti.

Perfaqesues te institucioneve te larta te shtetit dhe politikes pritet te kryejne sot gjate dites vizita urimi ne seline e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ne zonen prane selise se Komunitetit Mysliman do te ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 09.00-13.00. Policia e kryeqytetit ka marre masa per mbarevajtjen e festes. 

Festa e Kurban Bajramit ka si qellim te saj frymezimin e dashurise, te triumfit te se mires ndaj se keqes, vetepastrimin e shpirtit dhe mbetet nje simbol i sakrifices. Sipas perfaqesuesve te ketij besimi fetar, prerja e kurbaneve eshte nje prej treguesve te afrimit tek e verteta.

Vlere dhe urtesi tjeter e Kurban Bajramit eshte nxitja per dhurim dhe ndihme ndaj atyre qe jane ne varferi e ne gjendje te rende ekonomike, si dhe forcimi i raporteve miqesore dhe familjare mes besimtareve. Po keshtu, Kurbani ka edhe vleren e falenderimit te Zotit per furnizim nga dhuntite e tij.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›