E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, 10 miliarde leke per shperblimet

Qeveria do te perdore buxhetin e trete per te stimuluar shtresat ne nevoje, qe ne kete periudhe te vitit kane nevoje te shpenzojne per festat.

Plani eshte per te rishperndare rreth 10 miliarde leke, vendim qe pritet te merret kete jave ne mbledhjen e radhes te qeverise. Pensionistet pritet te marrin nga pese mije leke secilit, shume simbolike, qe kryeministri e cileson si "kartoline per festat e fundvitit" ose "gjeli i detit".

Vendimi politik i qeverise ka vene ne levizje Ministrine e Financave, e cila me kohe ka nisur punen per gjendjen e fondeve qe do te sherbejne per shperblimin e rreth 500 mije pensionisteve ne rang vendi. Fatura kap shifren e 4 miliarde lekeve.

Shuma ne fjale u jep shprese edhe buxhetoreve, te cilet me vendim qeverie nuk e marrin me pagen e 13-te, por me ane te performances ne pune gjate vitit, mund te sigurojne ndonje shperblim qe me e pakta eshte gjysme page.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›