Myslimanet fiton Selim Muca

Kjo mbledhje u ve kapak te gjitha diskutimeve dhe pretendimeve te individeve apo grupeve te caktuara per ligjshmerine e vendimmarrjes ne institucionin tone thote kryetari i Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman Ylli Gurra.
Mbledhja e jashtezakonshme e Keshillit te Pergjithshem te KMSH ka hedhur poshte ne menyre unanime pretendimet e disa anetareve per pezullimin e kryetarit Selim Muca i cili rikonfirmuar ne krye te ketij institucioni me 79 vota pro.
Pjesemarrja vendimmarrja konfirmuan mirefunksionimin e demokracise se brendshme. U rikonfirmua ne detyre serish kryetari Selim Muca theksoi Gurra.
Krahas zgjidhjes se problemeve keshilli i Pergjithshem ka miratuar dhe hapjen e nje Universiteti Teoligjik i pari ne historine e ne vendit tone.
Keshilli i pergjithshem ka marre vendimin historik te miratimit te hapjes se Universitetit Teologjik Islam ne Shqiperi. Keto vendime jane marre ne menyre te lire te ligjshme dhe te vendosur nga anetaret tha Gurra.
Jane shkarkuar gjithashtu dhe ne menyre po unanime ish anetaret kryesore te Komunitetit Mysliman qe kerkonin pengimin e punimeve dhe marrjen e ketij instuticioni ne menyre te paligjshme.