E Diel, 1 Nëntor 2026

N. Allkja /Virusi AH1N1 OBSH: Ka shkaktuar 15 mijë të vdekur në botë

Numri i të vdekurve në botë të shkaktuar nga influenca pandemike e gripit të derrit ka kapur shifrën prej 15.174 personash. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila pohon se krahasuar me shifrën e komunikuar të javës së fundit prej 14.711 vdekjesh nga virusi AH1N1, rezulton se ka një rritje prej më se 463 viktimash. Të paktën 7.261 e vdekjeve janë shkaktuar në kontinentin amerikan, ku pritet të ketë edhe një fazë të dytë intensive të virusit AH1N1 në muajin prill, sipas OBSH. Instituti i Shëndetit Publik duket se e ka fituar tashmë “betejën” me gripin pandemik dhe ka ditur të përballojë me seriozitet dhe profesionalizëm dhe situatën e emergjencës të krijuar në zonën e Shkodrës. Kemi një situatë nën kontroll dhe dalja nga pandemia tashmë është një realitet. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, e ka theksuar këtë fakt gjatë analizës vjetore të Institutit të Shëndetit Publik. Ministri e ka konsideruar këtë institucion si lider në fushën e shëndetit dhe ka theksuar dhe njëherë nevojën e kualifikimit të kapaciteteve njerëzore. Vetëm pak kohë më parë Instituti i Shëndetit Publik u pranua si anëtar me të drejta të plota të Organizatës Botërore të Instituteve të Shëndetit Publik, INAPHI.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›