Pamela e pasigurt për lojën

07/02/10 02:15
Pamela diskuton me Seldin për faktin se ata janë në nominim dhe se me ta është edhe Jetmiri. Ajo tregon përshtypjet që ka krijuar për të dhe shprehet se atij i duket vetja si fitimtar e ndoshta loja mund të jetë vërtetë në anën e tij. Seldi e qetëson se është publiku që bën selektimin, pasi ka parë cdo veprim të tyre. Ai thotë se nuk e nominoi Mirin sepse dëshiron që ai ta provojë ndjenjën e të qënurit përballë të gjithëve, mënjanimit dhe uljes. Seldi thotë se kjo ishte arsyeja që ndryshoi mendim e nuk e nominoi Mirin e këtë gjë u kërkoi dhe vajzave, por Pamela thotë se me të nuk ka biseduar e nuk e dinte për ndryshimin e planit. Seldi justifikohet se nuk mund të diskutojnë më të tre bashkë se bien në sy tek të tjerët. Pamela shprehet se ndjehet e shqetësuar dhe zhgënjyer që Seldi nuk ka vepruar ashtu sic ishte plani dhe nuk ka nominuar Jetmirin, por ai i thotë se secili duhet të luajë lojën e vetë dhe e siguron atë se gjithmonë do të jetë pro saj. Seldi e siguron Pamelën se nuk po luan kundër saj dhe e këshillon që ajo të mos vecohet vetëm se i ka ngelur qejfi me të, por gjithnjë ti diskutojnë problemet mes tyre. Të njëjtën bisedë për Jetmirin, Seldi e zhvillon edhe me Domenikën. Ata thonë gjithashtu se i kanë nominuar personat sepse nuk kanë shumë lidhje me ta e në këtë mënyrë do të veprojnë edhe në vazhdim.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));