Në Gjilan 64 lëndë për armëmbajtje pa leje

Në Gjykatën e Qarkut në Gjilan deri në këtë periudhë viti janë dorëzuar 67 lëndë për armëmbajtje pa leje.
Zyhdi Haziri, kryetar i Gjykatës, ka bërë të ditur se statistika është e njëjtë me atë të vitit të kaluar dhe se kjo dukuri nuk është duke shënuar rënie, raporton koha.
“Fatkeqësisht edhe pse viteve të fundit është rritur politika ndëshkimore, kjo dukuri akoma po vazhdon të gjejë vend në shoqërinë tonë përkundër asaj që tash e një kohë nuk ka më dënime të kushtëzuara, por me të holla dhe me burg...“, është shprehur Haziri./Indeksonline/