"Kulla e Hoxhajve" bëhet bibliotekë
Duke filluar nga ora 12, Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë inauguron të martën (sot) Kullën e rinovuar të Hoxhajve, në Junik.
Kulla në fjalë tashmë është transformuar në Bibliotekë Komunale.
Është ky vetëm njëri prej projekteve të financuara nga BE’ja, në kuadër të projektit EU-Beautiful Kosovo Programme (BE - Programi Kosova e Bukur).
Në inaugurimin e bibliotekës së re do të jenë prezentë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, kryebashkiaku i Junikut, Agron Kuqi,shefi i Zyrës së Operacioneve të BE’së, Christof Stock, dhe shefi i misionit të IOM në Kosovë, Jorge Baca.
Sipas marrëveshjes, gjatë 20 viteve të ardhshme Kulla do të jetë në shfrytëzim të Kuvendit Komunal të Junikut.