E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA e pranon: Na kanë humbur 500 gurë të marrë në Hënë

Share

NASA ka pranuar se shumë nga gurët që ka marrë nga Hëna, kanë humbur. Që nga viti 1970, më shumë se 500 copa gurësh, meteoritësh, kometash dhe të tjera materiale hapësinore kanë humbur ose janë vjedhur. Në këtë përfundim ka arritur një auditim në NASA.

Raporti i inspektorëve paralajmëron se NASA, që ka marrë më shumë se 26 mijë kampionë në Hënë, duhet të ketë një regjistër më të mirë të asaj se çfarë është dërguar në muze apo në qendra kërkimore. Një tjetër problem është se NASA ua jep këto gurë shkencëtarëve në formë huaje, por ata nuk ia kanë kthyer prej dhjetëra vitesh. Në një rast një qendër kërkimore tha se ia ka kthyer NASA-s gurët, por kjo e fundit nuk e ka regjistruar diçka të tillë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›