Vlorë, në kafe për të tretën herë.
Ndeshemi me ta përditë, por duket se i njohim fare pak, për të mos thënë fare. Radhë jo vetëm të trishta, por edhe fakte paksa të çuditshme: Një adoleshent që nget makinën pa patentë, edhe pse në Vlorë ka me dhjetëra policë që mbajnë uniformën e efektivit të qarkullimit. Një mësuese që nuk përcjell aspak interes, por thjesht lodhje apo edhe një komunikim pa ditur kujt po i flet. Ky i fundit tashmë për radhët e adoleshentëve, nuk është më çudi, por pikërisht të parat më tunduan për të shkuar drejt oborrit të një prej shkollave publike të Vlorës. Dikur edhe unë isha nxënëse aty. Sot është shumë më ndryshe. Me kujdes kaloj rrugën para oborrit, e cila është në rikonstruksion dhe pasi identifikohem te roja, kaloj portën e hekurt.
Në grupin e madh të cilit i afrohem, pranojnë të flasin fare pak, madje duke hedhur e pritur batuta. E di çke ti, – më thotë një prej tyre, – vjen në kafe më mirë se aty e kemi bazën ne
Grupi riformohet shpejt. Gjimnazistë nga Halim Xhelo, Ali Demi, e Ataturku. Ke përfaqësues sa të duash, – thotë Adi. – Kjo është e treta herë që ulemi për kafe. Skemi nga të vemi tjetër
Në tavolinë vendosen edhe një tufë telefonash celularë, e nuk janë të paktë ata që kanë nga dy. Të luteeeeeeeem, se këto i kemi me merak. Pa këto nuk ka kuptim asgjë, – bashkangjit Drini, një nga çunat. Biseda vërtitet rreth qytetit, shkollës, dëshirave, për të lakuar sërish Vlorën.
Nuk do ta ndryshoja me asnjë qytet tjetër, por po na e neverisin, – pohon Bledi, – maturant te Ataturku. Tani që po punohet, nukdeldot në rrugë, pasi ka vetëm zhurmë dhe pluhur. Edhe brenda lagjeve nuk është keq. Nëse je me fat, nuk do hash ndonjë qeskë në kokë, teksa kalon nëpër pallate. Nga ato që ti vërvitin nga katet e lartme. Në çdo lagje gjithashtu do gjesh nga ato gra të kujdesshme, që nuk ta përtojnë të të hedhin dhe ujin e kovës, me të cilin kanë larë ballkonin.
Mos nisim me ekzagjirime, – ndërhyj në bisedë, por menjëherë vjen përgjigja Kështu është po lere tani. Thjesht ty të kanë kursyer…
Çfarë u pëlqen adoleshentëve në Vlorë
Ato çka u pëlqejnë adoleshentëve në Vlorë janë kryesisht muajt e verës. Çfarë u pëlqen në këtë periudhë te Vlora? Në dimër ata ngrenë supet. Adi nuk përton të thotë Fare pak. Dimri është facebook dhe internet. Pak çat, pak kalçeto në fundjavë Për ata që kanë më shumë liri ndonjë disko dhe pastaj kafe për të tërë
Pasditja është më e kufizuar, pasi varet edhe nga lëvizjet e diellit, siç thonë ata.Poiku dielli, ska shumë lëvizje e në orët e darkës sgjen më këmbë njeriu.
Çka në listën e zezë?
Mentaliteti i këtushëm është bërë terrorizues, po të mendosh se ekziston edhe te moshat tona, pohon Klea, ndërsa të tjerët tundin kokat. Është e pafalshme të mendosh që mentaliteti të veprojë akoma edhe në kohët e sotme, madje edhe mes adoleshentësh. Siç duket ka bërë të vetën trashëgimi nga brezat e mëparshëm. Ka ndër ta që kanë jo pak komplekse. Dhe jo vetëm kaq. Vetë moshatarët tregojnë se mes adoleshentësh ka ende paragjykime.
Madje pa i njohur njerëzit, variojnë opinionet për ta. P.sh, pa parë gjë, por me të dëgjuar, ti u tregon të tjerëve, sesi Ina, e dashura e Mirit, kishte qenë dje në një parti ku kishte kërcyer nam. Nuk është më e rëndësishme nëse ti ke qenë atje apo e ke parë. E rëndësishme është që ti të tregosh bukur sesi Ina.
Ndoshta mosha u bën të dukshme edhe ndikimin te njëri-tjetri, çka Eno, një nga adoleshentët pohon se kjo është pjesë e ambjenteve të tyre: Na ndodh shumë herë të humbim shoqe apo shokët tanë, vetëm sepse ndikohen nga persona të tjerë.
Çfarë mungon në Vlorë…
Në Vlorë nuk ka vende argëtuese. Qyteti është i madh, por mungon kinemaja. Kjo është ndër ato që adoleshtentët donin të kishin. Një kinema është shumë më ndryshe se teatri. Rrallë shkojnë në teatër. Thjesht nuk më duken kushedi ato që ata bëjnë.Apondoshta nuk i kuptojmë ne. Ndoshta janë për më të rritur. Nga ne nuk vihen re fare këto, – pohon Klea. – Një kinema që ne do e donim, ska këtu. Prindërit e mi thonë se të fundit që kanë parë në kinema, kur ka pasur, ka qenë filmi i Raxhit, që ne se kemi idenë kush është. Imagjino sa kohë ka Vlora pa kinema.
Më të përdorshmit
Gjëja më e përdorshme janë telefonat. Tani që ka oferta flasim, por mbreti i komunikimit mbetet SMS-ja, thotë Eno. Mesazhe me puç, xemla, puç te faqja, shkurtime të fjalëve gjen në shumë nga telefonat. Radhë të gjata që vështirë ti deshifrosh, por për ata kanë kuptim. Xemël shihna X 5 min, Jam me arrest shpie, Je per najçik jet nate?, Kalçeto sot, mblidh grupin- janë disa nga mesazhet e regjistruara te standardet në memorjen e telefonit të Jorit, 17 vjeç.
Telefoni është binjaku im. Jemi vëllezër siamez. Parulla është: Kudo që shkon e vete, telefonin mos e ndaj prej kësaj jete, përfundon ai.
Një tjetër shton se telefoni duhet të jetë detyrimisht full opsion. Për të pasur në dorë një telefon të tillë, ai tregon se ka bërë punë parapërgatitore plot dy muaj me prindin, duke i treguar të mirat që do i vinin nga ndërrimi i telefonit, stresin që e kishte kapur prej kohësh kur shokë të tij të klasës e kishin një të tillë. Për ta rimbushur, gjendet gjithmonë zgjidhje. Herë i marrim babit, herë mamit, buzëqeshin të gjithë.
Pije e cigare, jo tabu As hashashi nuk është i panjohur
Alkoolike dhe cigare janë të zakonshme kur ka festa apo mblidhen për raste të veçanta. Ka që për hobi marrin dhe koktejl. Çunat pinë më shumë cigare, por edhe vajza ka jo pak që provojnë.
Adoleshentët thonë se për ata që pinë hashash ka një etiketim të veçantë Dora e bakrit. Këta edhe në ambjente në grup, tymosin nga një herë. Por vendi i preferuar është zakonisht prapa shkollës. Te universiteti zhvendosen pasditeve e në orët e mbrëmjes tymosin aty. Lidhja me hashashin? Thjesht gatishmëri për të parë çfarë emocionesh përjeton.
Sjellje në humor, përgjumje, çdo gjë merret take it easy
Adoleshentët, shumë pak pas letërsisë artistikë
Një bisedë për librin te çunat ravijëzon menjëherë buzëqeshje shpërfillëse. Popse moj kemi moshë për libra ne?Pone i kemi mësuar të tëra. Ik o goce, se mezi po na lexohen ato dy rreshta për shkollën. Aaaaaaaaaaa, po të jetë ndonjë e-mail fani, ndonjë mesazh drithërues, ec këtu ta thajmë fare, pa na hyrë fare në punë letërsia. Do thuash ti, si?Pone kemi praktikën e jetës. Shko te akullore.com, te zbavitu.com, parajsa…, ke sa të duash fraza të gatshme. Ina ndërhyn dhe thotë. Unë lexoj dhe më pëlqen të shfletoj letërsi artistike. Madje jam e regjistruar edhe në bibliotekën e qytetit. Por ajo që më bën përshtypje është se kur duam të diskutojmë me të rritur për librat apo çështje të tjera, nuk është se na marrin shumë seriozisht. Dhe akoma më keq, kur nuk kanë kohë që të na dëgjojnë.
Shprehje në përdorim
Je bërë Gërdec fare (madje Gërdeci në shprehjet e shkollarëve, tani edhe po siglohet). … Gërdec 2008, Gërdec 2009, Gërdec 2010
Ma fiksove!
Llumishte
Dashuria e 16-të e jetës sime..
Barbi eksluzivisht dhe shkurtimisht u thuhet barbonëve.
Dora e bakrit për hashashmenët
Llumi i konviktit
Laborator kockash (për gocat e dobëta)
Pikante
Për të dalë nga shtëpia… pak valium të mëdhenjve. Nuk është histori e trilluar. Madje njohim dy goca që e kanë b
