Vërtet ke shumë para, por aspak shije (FOTO)
Share
Një sipërmarrës që duket se ka më shumë para sesa shije, ka modifikuar këtë Mercedes duke e kthyer atë në një blingmobile- dhe kërkon ta shesë për 11 milion dollarë.
Biznesmeni zviceran Ueli Anliker kërkon të shesë makinën e transformuar pas punës së 35 burrave. Ky ndryshim i ka kushtuar atij rreth 6 milion dollarë.
Megjithatë prezantuesit e Top Gear thonë se shkëlqimi i saj rrezikon të të verbojë dhe të kthehet në një makth natën.
Anliker ka shpenzuar të paktën 5 kilogram ar në makinë. Disqet e gomave po ashtu janë të veshura me ar 24 karatësh. Anliker kërkon që kjo të bëhet makina më e shtrenjtë në botë.
Megjithatë një zëdhënës i Anliker tha se qëllimi i tij nuk është patjetër të shesë makinën, por do marrë në konsideratë ofertat.

