NASA me mision në Hënë për të zbuluar nëse atje ka ujë
Misteri, nëse në Hënë ka ujë ose jo, do të zbulohet ditën e premte pasi një raketë e NASA do të vizitojë si edhe do të shkelë sipërfaqen hënore.
LCROSS, është emri i misionit i cili do të përcaktojë nëse objekti më i afërt qiellor me tokën ka ose jo ujë. Anija kozmike e cila do t'i drejtohet Hënës do të ketë një shpejtësi mesatare 90 milje në orë. Kjo anije kozmike pasi të shkelë Hënën me anë të disa aparaturave fotografuese milimetrike të cilat janë të përbëra me infra të kuqe do të kapin imazhe të cila të më pas do të analizohen nga shkencëtarët e NASA pasi të përfundoi misioni.
Zona e cila do të vëzhgohet në Hënë, quhet CABEAS, e cila ndodhet në jug të objektit qiellor. Kjo zonë sipas shumë shkencëtarëve dhe fizikantëve ka me miliona vite që nuk e preket nga rrezet e diellit. Sipas tyre kjo në këtë zonë duhet të ketë masa të mëdha uji për faktin se kushtet klimaterike e favorizojnë, por gjithashtu edhe mosprania e rrezeve të diellit i jep ambientit një temperaturë të përshtatshme për të pasur rezervate ujore në Hënë.
" Kjo zonë është e quajtur CABEAS, ka një kombinim mjaft të mirë të hidrogjenit me oksigjenit, por gjithashtu edhe kushtet klimaterike janë shumë të pështatshme pasi në atë vend nuk ka rreze diellore." - u shpreh Anthony Colaprete, një nga zyrtarët kryesorë të NASA-s.
Sipas raportit të NASA ky operacion do të kushtojë plot 79 milionë dollarë.