Propozimi i LDK-se Votojme Pacollin-Zgjedhje para kohe

Skena politike në Kosovë është përfshirë nga debatet për zgjedhjen e presidentit, ndërsa Behgjet Pacolli është rikandiduar nga partia e tij, AKR-ja. Por, partitë e opozitës premtojnë të mos jenë të pranishme në seancën e rizgjedhjes së tij, vetëm në rast të një marrëveshjeje paraprake.
Siç njoftojnë mediat kosovare, propozimi më i fundit vjen nga kreu i LDk-së, Isa Mustafa, sipas të cilit, kjo parti do ta pranonte Pacollin për president nëse paraprakisht do të siguronte me marrëveshje se deri në verën e vitit të ardhshëm vendi do të shkonte në zgjedhje të përgjithshme, përfshirë edhe ato për presidentin.
Me pretendimin se opozita në Kosovë ka më shumë vota se sa pozita, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është i vendosur që të mos lejojë zgjedhjen e presidentit pa konsultimin paraprak mes partive parlamentare, ndonëse sërish vetë nuk do të caktojë një kundërkandidat. Ndërsa, kryeparlamentari Jakup Krasniqi i cili ushtron aktualisht edhe detyrën e presidentit të Kosovës, shprehet i gatshëm që brenda gjashtë muajve, sa ai do të jetë kreu i shtetit, të ndryshohet neni 86 i Kushtetutës, që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit.
“Brenda gjashtë muajve mund të bëjmë ndryshimin e Kushtetutës dhe presidenti të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta”,- ka thënë, Krasniqi të hënën gjatë një interviste për RTK-në.
Ai ka shtuar se do të përpiqet të bisedojë më të gjitha partitë parlamentare për të dalë nga situata e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit. Ndërkohë, nga Presidenca është njoftuar anulimi i takimit të parashikuar, ku do të bëhej dorëzim-pranimi i postit të presidentit të Kosovës nga Behgjet Pacolli tek Jakup Krasniqi.
Juli Prifti