SHBA do të bashkëpunojë me qeverinë e re serbe

Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojë me qeverinë e re serbe dhe do të bëjë përpjekje për të zgjeruar më tej bashkëpunimin me të. Kështu është shprehur ambasadorja e SHBA-së në Beograd, Meri Uorllik, gjatë takimit me kryetarin e ri të Parlamentit serb, Nebojsha Sefanoviç.
“Duam të vazhdojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat. E dimë se para parlamentit dhe qeverisë ka shumë punë, sidomos kur është fjala për përmirësimin e marrëdhënieve rajonale, përparimin e dialogut me Prishtinën dhe forcimin e institucioneve. Besojmë se është shumë e rëndësishme që qeveria e re të veprojë si një ekip i bashkuar për të gjitha këto çështje, ashtu si edhe për sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar”, ka thënë Uorllik.