NATO, Brukseli ngre me ceremoni flamurin shqiptar
Shefer: “Anëtarësimi i Shqipërisë, inkurajues për vendet e tjera”. Berisha: “Vlerat e Aleancës do të konsolidohen më tej në Shqipëri”
Pas anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, dje në orën 09:45, me një ceremoni solemne, u ngrit në selinë e NATO-s, në Bruksel, flamuri shqiptar, përkrah flamujve të 26 vendeve të tjera anëtare të Aleancës. Së bashku me flamurin shqiptar u ngrit edhe flamuri kroat, dy vendet më të reja të NATO-s. Në këtë ceremoni, të drejtuar nga sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jap de Hup Skefer, delegacioni shqiptar kryesohej nga kryeministri Sali Berisha dhe në përbërje të tij ishin ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, ambasadori shqiptar në NATO, Artur Kuko. Ishin gjithashtu të pranishëm delegacioni kroat, i kryesuar nga kryeministri Ivo Sanader dhe ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s. Ceremonia ka nisur me Himnin Shqiptar, moment që është shoqëruar edhe me ngritjen e flamurit shqiptar. Më pas është luajtur himni kroat, i shoqëruar gjithashtu me ngritjen e flamurit kroat.
Përshëndetja
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Skefer, duke përshëndetur kryeministrin Berisha dhe kryeministrin kroat, Sanader, u shpreh se “është nder shumë i madh që dy vendet tuaja zunë vendet e tyre në tryezën e Aleancës disa ditë më parë. Është kënaqësi shumë e madhe për të gjithë ambasadorët e NATO-s këtu, si dhe për mua personalisht, t’ju shpreh mirëseardhjen tuaj këtu. Aderimi i Shqipërisë dhe Kroacisë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sigurisht, për këto dy anëtarë të rinj të NATO-s, për të gjithë rajonin dhe Aleancën në përgjithësi. Për Shqipërinë dhe Kroacinë, duke u bërë anëtare të NATO-s, është shpërblimi më i madh për përgatitjet që janë bërë për shumë vite, është një tregues i qartë i vizionit të atyre që për vite të tëra e kanë parë të ardhmen e tyre te NATO-ja. Të dyja këto vende tani do të kenë vendin e tyre në tryezën tonë, ku bëhen vendime për të formësuar sigurinë tonë euroatlantike dhe të dyja këto vende tani mund të gëzojnë edhe garancitë më të mëdha të sigurisë, që rrjedhin nga Traktati i Uashingtonit”, - u shpreh Skefer.
Hyrja në NATO e Shqipërisë dhe Kroacisë, vijoi Skefer, përbën një shembull inkurajues për të gjitha vendet që ndjekin të njëjtin objektiv dhe bëjnë të njëjtin udhëtim.
Angazhimi
Kryeministri Berisha, nga ana e tij, shprehu angazhimin e përmbushjes së të gjitha detyrimeve si vend anëtar i NATO-s. “Jam sot këtu, në këtë ceremoni solemne, për të marrë pjesë dhe për të përshëndetur ngritjen e Flamurit tim Kombëtar. Këtu, në selinë e NATO-s, krahas flamujve më krenarë të vendeve më të fuqishme dhe të lira të Aleancës. Për këtë flamur dhe për kombin që ai përfaqëson kjo është dita e lavdisë sime të madhe pas ngritjes së tij ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Unë kthehem sot në Shqipëri më i vendosur se kurrë për të bërë çdo përpjekje që vlerat dhe parimet që Aleanca mbron të konsolidohen gjithnjë e më shumë në Shqipëri”, - është shprehur Berisha. Kryeministri shqiptar, gjatë fjalës së tij, citoi se në NATO duhet të futen edhe Kosova dhe Bosnja.
Emocionet e kësaj ceremonie u përcollën edhe në Tiranë, nëpërmjet një ekrani të vendosur në hyrje të selisë së Këshillit të Ministrave, duke u mundësuar qytetarëve shqiptarë ndjekjen e drejtpërdrejtë të këtij momenti historik për vendin. Më 1 prill 2009, Shqipëria dhe Kroacia u bënë dy vendet më të reja të Aleancës së Atlantikut të Veriut, pas depozitimit në Departamentin e Shtetit në Uashington të Instrumentit të Aderimit. Për herë të parë, të dyja vendet morën pjesë si anëtare me të drejta të plota në NATO-s në Samitin e Aleancës më 3-4 prill, në Strasburg-Këln.
8 Prill 2009