NATO: EULEX-i edhe në veri të Kosovës

Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë konstatuar se dislokimi sa më i shpejtë i EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, është çështje urgjente. Ata kanë konfirmuar se KFOR-i do vazhdojë të mbajë një prani të fortë në Kosovë.
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s rikonfirmuan sot se KFOR-i do të mbajë një prani të fortë në Kosovë dhe se do të vazhdojë misionin në kuadër të Rezolutës 1244 në tërë territorin e Kosovës.Në takimin në Bruksel po ashtu është thënë se KFOR-i do të bashkëpunojë me aktorët tjerë ndërkombëtarë, si dhe me autoritetet e Kosovës.Për NATO-n, siç thuhet në konkluzat e miratuara nga ky takim, është çështje e urgjencës dislokimi sa më i shpejtë i misionit të EULEX-it në tërë territorin e Kosovës.Siç tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, është me rëndësi që EULEX-i të dislokohet në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit.