E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Plani Ahtisari, nuk ekziston më për Kosovën

Vuk Jeremiç Beograd, 3 Dhjetor, 10:06, NOA - Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, përjashton çdo mundësi për ndarjen e Kosovës.

Për televizionin shtetëror serb, ai deklaroi, se EULEX-i vendoset në Kosovë, me kushtet që ka përcaktuar qartë Serbia, të cilat janë mbështetur nga Këshilli Sigurimit.

Jeremiç vuri në dukje, se plani i Ahtisarit është varrosur në Këshillin e Sigurimit dhe se tani ekziston plani i Ban Ki Mun-it, i cili nuk prek sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›