E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Bill Richardson, sekretar i tregtisë së SHBA

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Barak Obama Çikago, 3 dhjetor, 11:26, NOA - Presidenti i zgjedhur amerikan Barak Obama  bëri sot një tjetër emërim në kabinetin e tij, me zgjedhjen e Bill Richardson si sekretar i Tregtisë.

Obama, i cili  do të marrë postin nga presidenti George W. Bush më 20 janar, ka njoftuar një seri postesh të rëndësishme në kabinet në 10 ditët e fundit.

Një muaj pas fitores së tij në zgjedhjet e 4 nëntorit ndaj republikanit John McCain, ish senatori i Illinoisit ka zgjedhur ekipet e tij të ekonomisë dhe sigurisë kombëtare, përfshirë  senatoren e Nju Jorkut Hillary Klinton si sekretare të Shtetit, dhe presidentin e “Federal Reserve Bank”, Timothy Geithner si sekretar të Thesarit.

Richardson, i cili shpresonte të bëhej sekretar Shteti, por humbi ndaj kandidaturës së Klinton, një tjetër rivale demokrate për president, do t'i bashkohet ekipit të ekonomisë së Obamës, për të mbikëqyrur një agjenci që nxit eksportet amerikane për pjesën tjetër të botës.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›