E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cervenkovski: Rajoni i Ballkanit, i paqëndrueshëm

I pashmangshëm është fakti se ambienti i përgjithshëm politik në rajon në kontinuitet është duke u përmirsuar, deklaroi presidenti i Maqedonisë Branko Cervenkovski në Berlin, në një konferëncë të organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert.Sipas tij, intensifikimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe ngjashmëria e të gjitha vendeve ta rajonit kanë kontribuar që klima e besimit, ngadalë , por sigurt të vendoset në rajon."Pas shumë viteve fokusimi mbi problemet e lidhura me ekzistencën e shteteve, cështjet e zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit të qytetarëve janë vendosur si prioritet në politikat nacionale të vendeve. Sërish, pavarësishtë progresit i cili është evident , fakt është se Ballkani Perëndimor nuk është definitivishtë i stabilizuar dhe i sigurt.Në këtë kontekst, indikator të caktuar në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe posaçërisht zhvillimet në Kosovë meritojnë vëmendje të posacme", deklaroi Cervenkovski.Presidenti i Maqedonisë theksoi se sikur shumica që parashikuan edhe para muajit shkurt, u tregua se përcaktimi i statusit të Kosovës nuk ishtë pjesa më e rëndë e punës, por ajo që të arrihet një kohezion dhe stabilitet i brendshëm i institucioneve në periudhën e pas -statusit. "Maqedonia e njohu pavarësinë e Kosovës dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me subjektin e ri ndërkombëtar. Pastaj u përcaktuam të ndërtojmë marrëdhënie konstruktive me të dy shtetet fqinje Kosovën dhe Serbinë", theskoi Cërvenkovski. Ai theksoi se Maqedonia në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare angazhohet për paqe dhe stabilitet në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›