E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pullazi: Rinia i përballon angazhimet

Forumi Rinor i Demokracisë Sociale, nëpërmjet kryetarit Florian Pullazi, përshëndeti dje vendimin e sekretariatit të përgjithshëm të NATO-s për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. "Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është meritë e të gjithë shqiptarëve, ndaj nuk mund të ketë ngjyra politike. Një proces i nisur që në vitin 1992 dhe që u finalizua me sukses në vitin 2009, për kohëzgjatjen e tij të madhe, është e patolerueshëm për liderët politikë", u shpreh Pullazi. Në fakt, shtoi ai, rinia shqiptare, është ajo që nesër do të duhet të përballojë me përgjegjësi angazhimet që rrjedhin nga ky anëtarësim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›