E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: FSK ka arritur kapacitetet fillestare

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti të martën komandantin e KFOR-it, Markus J. Bentler, i cili i dorëzoi vendimin e strukturave komanduese të NATO-s për vlerësimin e FSK-së. Në këtë vendim theksohet Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) ka arritur Kapacitetet Fillestare Operacionale.
Vendimi komandues i NATO-s është marrë pas sugjerimit të Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it.
Sipas vlerësimit, pjesëtarët e FSK-së gjatë kësaj stërvitjeje kanë shënuar rezultate të mira në disa kapacitete të saj, në deminim, kërkim-shpëtim, zjarrfikje e operacione të tjera, thuhet në një njoftim të Presidencës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›