Raporti i OKB-së: Shkelje të ligjeve ndërkombëtare në Gaza
Organizata e Kombeve të Bashkuara në një raport të publikur thekson se janë konstatuar shkelje të ligjeve ndërkombëtare nga Izraeli në lidhje me sulmet në Gaza. Sipas raportit Izraeli ka përdorur forcë të tepruar gjatë sulmeve në Rripin e Gazës tetë muaj më parë. Hetuesi i Kombeve të Bashkuara, Riçard Goldstoun u tha gazetarëve se raporti ka "konkluduar se aksionet kanë arritur nivelet e krimeve të luftës, dhe në disa raste ndoshta të krimeve kundër njerëzimit, janë kryer nga Forca Mbrojtëse e Izraelit". Raporti citon prova se forcat izraelite qëllimisht kanë sulmuar civilë, kanë dështuar të ndërmarrin masa për të minimizuar humbjet e jetëve të civilëve.
Në raport citohen edhe prova se forcat izraelite kanë bërë "shkelje të rënda" të Konventës së Gjenevës.
Izraeli menjëherë ka hodhur poshtë raportin duke e quajtur të njëanshëm duke shtuar se hetimi i Kombeve të Bashkuara ka injoruar mijëra sulme të Hamasit me raketa.