E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi Kritika e Braces Duhej nje qendrim i qarte per pasurine e paligjshme

Taksa progresive Brace Deputetet e PS-se Disa gjera edhe sna kenaqin

Nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Brace deklaroi dje se nje nder kritikat kryesore te tij ndaj programit te ri te shpallur nga kryesocialisti Edi Rama ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te dy diteve me pare ishte ajo per nje qendrim me te qarte e parimor ndaj parave e pasurise te vene ne menyre te paligjshme. Ne kete kontekst deputeti socialist nenvizoi ne faqen e tij ne Facebook se deklaratat e tij dhe ajo e disa deputeteve te tjere ne mbledhjen e Asamblese ishin sipas Braces thjesht mendime te ndryshme nga ato te listuara ne program. Po ashtu nje tjeter diskutimi i hapur i nenkryetarit te grupit parlamentar socialist serish ne rrjetin social ishte edhe ai per nje nder pikat me kryesore te programit te ri te PS-se taksen progresive. Ne reagimin e tij ndaj nje komenti i cili kerkonte te dinte nese deputetet e PS-se do te ishin dakord me taksimin me te larte te pasurise Brace u pergjigj ne menyre jo te drejtperdrejte duke u shprehur Deputetet e PS-se Une fjala bie jam ende i pakenaqur sepse nuk ka akoma nje definicion te qarte per parane e pasurine te vene ne menyre te paligjshme e korruptive - tha ai. Me tej Brace nenvizonte ne faqen e tij zyrtare se taksa progresive e cila eshte perfshire ne programin e ri te PS-se si nje nder pikat kryesore te saj nenkupton sipas tij se me ane te saj do te taksohen fitimet dhe ata qe fitojne me shume. Ne ekonomi te vogla eshte teresisht i zbatueshem. Ai synon te shpetoje konsumin duke u lejuar familjeve para qe clirohen nga ulja e taksave per te rritur konsumin qe ka zbritur ne fund. Rritja e konsumit do te gjalleroje qofte prodhimin qofte edhe tregtine te dyja ne renie edhe me te madhe. Natyrisht qe keto para do te kompensohen nga tatimi i fitimeve sic kam treguar me siper ku fitime qe skane rene por jane rritur - pohoi ai. Pak dite me pare nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Brace deklaroi ne kuader te nismes se shpallur se fundmi nga kreu socialist Rama per taksimin me shume te atyre individeve qe zoterojne me shume para se duhet te behet nje ndarje e prere ne jeten politike te vendit mes atyre deputeteve te cilet jane vetem te tille dhe atyre qe zoterojne biznese personale. Ne reagimin e tij ne rrjetin social Facebook ne pergjigje te disa komentuesve te cilet pohonin se vjelja e taksave ndaj atyre qe kane fitime te medha mund te largoje biznesin Brace pohoi Biznesmenet nese duan te bejne politike duhet te zgjedhin ose biznesin ose politiken E zgjidhje ka ia dorezojne biznesin nje agjencie qe e administron ne perputhje me ligjin kunder konfliktit te interesit Deklarata e deputetit socialist ne kete kontekst u drejtohej me se shumti deputeteve te PS-se nje pjese e mire e te cileve sidomos pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009 jane te ardhur nga fusha e biznesit.

Rama kundershton edhe debatet e Asamblese U deformuan frazat

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama i cilesoi si deformime dhe fraza te shkeputura nga konteksti debatet nga mbledhja e Asamblese Kombetare mes tij dhe deputeteve socialiste te bera publike dy dite me pare nga media ne vend. Per kryesocialistin debati serioz i zhvilluar mes deputeteve dhe anetareve te Asamblese u shnderrua qellimisht sipas tij nga mediet e cilesuara nga Rama ne interes te pushtetit. Pashe per kuriozitet nje cope te pasqyres se shtypit pas shpalljes se draftit te programit te ri te Partise Socialiste dhe do te doja ti ftoja ata qe ankohen per mungesen e programit tu hedhin nje sy gazetave sot dje. Zene me shume vend disa batuta kot krejt te shkeputura nga konteksti marre pas dyerve te mbyllura te debatit e hedhur vrik ne tituj te medhenj se sa propozimet tona per ndryshimin radikal qe u ofrojme shqiptareve. Nje debat serioz qe ka nisur dje ne Asamblene Kombetare mbi draftin e grupit te punes per programin eshte katandisur neper gazeta qellimisht ne nje muhabet banal lsquoe lagu se lagu. Per te vijuar shtremberimin e perceptimit publik mbi Partine Socialiste dhe duke marre ne kembim shperblimet e pushtetit gazetat e oborrit te Saliut e kane kthyer per shembull nje kembim krejt miqesor batutash mes Pandeli Majkos e meje qe provokoi te qeshurat e tere salles ne nje replike te nxehte per faqe te pare lidhur me financimin e PS-se. Apo nje batute e deputetit Sterkaj per te qortuar ne fund dashamiresisht ata qe po benin verejtje pas verejtjesh eshte kthyer ne nje kryetitull ofeze per gjithe ata njerez qe punuan per programin rreth 3 muaj - pohoi kreu i PS-se Rama ne blogun e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›