E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Italia e Greqia të ruajnë hapësirën ajrore shqiptare

NATO i kërkon Italisë të garantojë ruajtjen e hapësirës ajrore shqiptare. "Duhet të kontribuoni në mbrojtjen e hapësirës ajrore të partnerit të ri të Aleancës së Atlantikut". Kjo ka qenë kërkesa që NATO i ka bërë Italisë dhe Greqisë për hapësirën ajrore shqiptare. Kjo kërkesë e NATO-s do të fillojë zbatimin në mënyrë zyrtare që prej ditës së sotme. Që prej vitit 2007, Aeronautika siguron me të gjitha kapacitetet e saj ruajtjen e hapësirës ajrore të Sllovenisë. "Për sa i takon Shqipërisë, siguria do të jetë e garantuar nga organet kompetente në Bari, Leçe dhe Napoli", citohet në një agjenci informative italiane. Sipas Agjencisë së Lajmeve Italiane, në ruajtje të hapësirës ajrore shqiptare do të jetë edhe avioni F-16 i forcave ajrore greke. NATO, me anë të kësaj nisme, do të ndihmojë palën shqiptare me polici ajrore, duke lënë hapësirën ajrore shqiptare në dorë të Greqisë dhe Italisë. Aktiviteti i ruajtjes do të parashikojë një mbrojtje konstante, ku do të dallojë gjurmët, identifikimin, do të bëjë raportin e kontrollit të të gjitha tipave të avionëve që do të kalojnë mbi Shqipëri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›