PS: Berisha po rrit taksat, që të mbulojë shpenzimet elektorale
Fushata e stërzgjatur dhe tejet e shtrenjtë po mbulohet me rritjen e taksave nga qeveria shqiptare. Partia Socialiste, paralelisht me denoncimet zgjedhore, po ndjek me vëmendje të gjitha veprimet dhe vendimet e qeverisë "Berisha" dy muaj para se të mblidhet Parlamenti. Ermelinda Meksi, zyrtare e lartë e selisë rozë, denoncoi ashpër lëvizjen më të fundit të qeverisë "Berisha" për ngritjen e akcizës për disa mallra të caktuara, si edhe rritjen indirekte të taksave doganore për mallrat që nuk vijnë nga vendet e Bashkimit Europian, e kryesisht nga Kina nëpërmjet ndryshimit të mënyrës së zhdoganimit. Falë këtij keqmenaxhimi për efekt fushate, Meksi vërejti se të dhënat tregojnë se deficiti buxhetor është rritur nga një muaj në tjetrin, nga -3.7 miliardë në mars, në 9.8 miliardë në prill, -20.2 miliardë në maj. Përveç mungesës së transparencës, Meksi vuri në dukje se e gjitha është në kuadër të fushatës elektorale, mjaft e shtrenjtë dhe shumë e zgjatur, pasojat e së cilës do të bien direkt mbi xhepat e qytetarëve. "Një lëvizje e tillë duket qartësisht se bëhet për nevoja të ngutshme të momentit, ku PS-ja me kohë ka deklaruar atë që tashmë është e qartë për të gjithë, se babëzia elektorale e Partisë Demokratike me fushatën e stërzgjatur dhe faturën e shtrenjtë që ajo solli, do të paguhet nga bizneset e ligjshme dhe qytetarët e thjeshtë të këtij vendi", deklaroi Meksi.
Sa i përket aspektit juridik të saj, Meksi theksoi se vendimi është marrë më shumë se dy muaj para se të mblidhet Parlamenti, që do të ratifikojë këtë ndryshim, por edhe mungesën e transparencës për këtë ndryshim fiskal, që do të ketë pasoja tepër negative për bizneset e konsumatorët në vend. "Në kundërshtim me standardin e transparencës në vendimmarrje dhe komunikimit me biznesin, një lëvizje e tillë në drejtimin e gabuar bëhet në kushtet e mungesës totale të komunikimit me Këshillin Konsultativ të Biznesit, siç detyron ligji respektiv dhe aktorët e tjerë të rëndësishëm që mbrojnë interesat e sektorit privat në vend", vijoi Meksi.
Sa për pasojat, zyrtarja e lartë e Partisë Socialiste deklaroi se falë arrogancës së Kryeministrit janë shpërfillur interesat ekonomike të konsumatorit, ndërsa po përballen me krizën ekonomike. Pas një analize të tillë, ajo doli në përfundimin se demagogjia elektorale u vërtetua të jetë e tillë vetëm disa ditë pas 28 qershorit. Për të përligjur mendimin e saj, Meksi iu referua shifrave për pesëmujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar. "Sipas të dhënave për pesëmujorin e parë të këtij viti, të krahasuara me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shpenzimet buxhetore janë rritur me 33%, ku investimet janë shtuar si asnjëherë 135%, ndërsa të ardhurat buxhetore vetëm me 8.9%", duke shtuar se këto janë shifra që nuk të bëjnë euforikë.
Mes debatit për shifrën reale të rritjes ekonomike në vend, Meksi kërkoi që të pritej fundi i vitit për të parë ecurinë reale, ndërsa deklaroi se INSTAT-i është bërë i pabesueshëm.
Por shqetësimi i saj konsistoi në "uljen e depozitave, që vjen si rrjedhojë e faktorëve të një realiteti ekonomik, ndryshe nga ai që supozohet, i cili ka sjellë uljen e gjeneratorit kryesor të zhvillimit ekonomik që është kreditimi".