E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, Shqipëria merr komandën e SEEBRIG-ut

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, zhvilloi një vizitë zyrtare dyditore në Turqi, me ftesë të homologut të tij turk Mehmet Vecdi Gonul. Gjatë këtij takimi, dy ministrat e Mbrojtjes biseduan mbi zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë e Turqisë, duke u fokusuar sidomos në fushën ushtarake. Të dy zyrtarët diskutuan për misionet dhe trupat paqeruajtëse që shërbejnë në Afganistan dhe mbështetën idenë e vazhdimit të këtij misioni. Gjithashtu, ata shkëmbyen mendime për gjendjen e sigurisë në rajon e më gjerë. Duke vlerësuar praninë e dy vendeve në NATO, Oketa dhe Gonul theksuan se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes tashmë do të ketë etapa dhe zhvillime të reja. Këtë vit Shqipëria për herë të parë mori kryesimin e Brigadës së Europës Juglindore dhe për dy vjet me radhë në drejtimin e saj do të jetë gjeneral brigade Zyber Dushku.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›