Gjinushi-Ftesa e NATOS, që në 1999
Kreu i Partisë Social-Demokrate Skënder Gjinushi komenton marrjen e ftesës për anëtarësim në Nato. Ai deklaroi se marrja e ftesës për anëtarësim në NATO është bërë që në vitin 1999 kur Shqipëria mbështeti forcat e NATOS në luftën e Kosovës. Megjithatë ai shtoi se të premten më 4 prill të gjithë shqiptarët do t’i thonë ‘po’ NATOS, por do t’i thonë ‘jo’ Berishës. Ai nuk humbi rastin për të kërkuar edhe një herë largimin e Berishës nga posti i kryeminstrit duke thënë se ai ka dështuar dhe se tragjedia e Gërdecit e tregon më së miri këtë. Ai e quajti skandalin e Gërdecit si një njollë të turpshme. “ Këto janë sukseset e qeverisjes Berisha, lulëzimi i trafiqeve”- ka thënë ai.