E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Nuk kemi ndërhyrë në Siri

NATO ka hedhur poshtë pretendimet e politikanëve rusë, sipas të cilave, aleanca ka konsideruar mundësinë e veprimit ushtarak në Siri.

“Aktualisht nuk ekzistojnë bisedimet për NATO-n në Siri. Ne po i përcjellim dhe do të vazhdojmë t`i përcjellim ngjarjet atje, por biseda për rolin e aleancës nuk po bëhen”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Karmen Romero.

Sekretari i këshillit rus të sigurisë, Nikollaj Patrushev, ka thënë për agjencinë Interfax se NATO-ja dhe vendet fqinje të Sirisë po shqyrtojnë mundësinë e intervenimit ushtarak në këtë vend, ashtu siç ka ndodhur edhe në Libi.

Sipas tij, Turqia, anëtare e NATO-s, do të mund të luante rol kyç me SHBA-në, për zbatimin e zonës së ndalim fluturimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›