E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Nuk lejohet dhuna ndër-etnike

NATO-ja ka tërhequr vërejtjen se nuk do të lejoj që tensionet ndër-etnike në Kosovë të përshkallëzojnë në dhunë për shkak të zgjedhjeve në Serbinë fqinje më 6 maj.

Gjenerali danez, Knud Bartels, kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, tha sot në Bruksel se batalioni për reagim të shpejtë gjermano-austriak, që aktualisht po vendoset në Kosovë, do të siguroj “një ambient të qetë dhe të sigurt”.

Zyrtarët thonë se përforcimet me trupa nga Gjermania dhe Austria, do ta shtojnë në afro 7 mijë pjesëtarë, misionin paqeruajtës KFOR në Kosovë, të udhëhequr nga NATO-ja.

Institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë. /rel/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›