E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motivim shtesë për finale

Mesfushori i Chelseas, Frank Lampard beson se Chelsea vështirë se do të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve nëse nuk fiton në finalen e garës në Munich muajin e ardhshëm.

Londinezët janë aktualisht katër pikë larg pozitës së katërt në Premierligë, katër ndeshje para fundit.

“Deri te finalja e Ligës së Kampionëve gjithçka do të jetë e përcaktuar në ligë. Andaj, nëse nuk e fitojmë finalen dhe nuk përfundojmë në pozitën e katërt...”, deklaroi Lampard për The Guardian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›